Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu: 25 prilli është fundi i të marrëve, fundi i marrëzisë së Rilindjes së pozicionuar kundër Shqiptarëve

285
Sigal

Ditën e sotme, drejtuesi politik i Partisë Demokratike, në Qarkun e Dibrës, Xhelal Mziu në kuadër të fushatës elektorale, për zgjedhjet e 25 prillit, ka vazhduar takimet me banorët e Qarkut të Dibrës, këtë herë në fshatin e Brestit të epërm, nga ku thotë se njësoj si fshatrat e tjerë të Dibrës, edhe Bresi është braktisur, vjedhur dhe varfëruar në këto 8 vjet nga qeveria Rilindase.

“Bresti vuan mungesën e subvencioneve, pasi për 8 vjet nuk është shtuar asnjë pemtore, asnjë tufë blegtorie, asnjë frigorifer, asnjë pikë grumbullimi apo një treg për të shitur prodhimet.
25 prilli fundi i të marrëve, fundi i marrëzisë së Rilindjes së pozicionuar kundër Shqiptarëve.”,- shprehet Mziu me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale, ku ka treguar dhe detaje nga takimi me banorët.

Postimi i tij i plotë:

Takim me banorët e Brestit të epërm.
Bresti, njësoj si fshatrat e tjerë të Dibrës, është braktisur, është vjedhur, është varfëruar.
Bresti sot vuan mungesën e ujit të pijshëm, ujit vaditës, kanalizimeve të ujërave të zeza.
Bresti vuan zhgënjimin, dhe mbushjen e zyrave me injorantë pa shkolla aë i shërbejnë vetëm bandave dhe krimit, por jo qytetarëve.
Bresti vuan mungesën e subvencioneve, pasi për 8 vjet nuk është shtuar asnjë pemtore, asnjë tufë blegtorie, asnjë frigorifer, asnjë pikë grumbullimi apo një treg për të shitur prodhimet.
25 prilli fundi i të marrëve, fundi i marrëzisë së Rilindjes së pozicionuar kundër Shqiptarëve.
25 prilli REFERENDUM popullor!
Qeveria Basha ka hartuar dhe do të zbatojë një program ku në qendër të vëmendjes është familja, është mbështetja e bujqësisë, është rritja e pagave, rritja e ndihmës ekonomike, rritja e pensioneve.
#25prill_Dibra_fiton
#VOTO_PD_AN_9
#25prill_Shqipëria_fiton