Monika Kryemadhi: Largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë, është shpëtim për vetë Edi Ramën, për PS-në dhe për Shqipërinë

448
Prononcimi i Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi për mediat.
SajmirTahiri është një nga ushtarët e vegjël të perandorisë së drogës të Edi Ramës dhe kërkon vetëm sa të mundet që ti japi oksigjen Edi Ramës dhe grupeve të tyre kriminale, por kjo është thjesht një teatër shumë fëminor, i cili nuk mund ti hedhë dot hi syve të shqiptarëve, aq më shumë opozitës. Ajo çka dua të them është se lotët e krokodilit që shikojmë tashmë nga ata që kanabizuan Shqipërinë, nuk janë gjë tjetër, janë veçse një shfaqje shumë e shëmtuar, që çdo ditë e më shumë po varfëron shqiptarët. Ne e dimë shumë mirë që kanabizimi i Shqipërisë nuk solli zhvillim të ekonomisë, por solli varfëri të shqiptarëve, solli shpërngulje të shqiptarëve, solli dhe kriminalizim të shoqërisë dhe shpërbërje të saj. Është shumë qesharake në të gjithë këtë teatër, sado që Edi Rama kërkon të largojë nga supet e tij të mëdha, të cilat përfaqësojnë krimin e organizuar, nuk mund ta shpëtojnë dot nga përfshirja e tij, sepse ai ka qenë ideatori, mendimtari dhe zbatuesi i kanabizimit. SajmirTahiri ishte një ushtar i vogël i perandorisë së tij, siç e thashë edhe pak më përpara, të cilët janë bërë shumë qesharakë, me kodet e tyre mafioze, të cilët vetëm mafiozët mund ti deshifrojnë, duke i dhënë njëri-tjetrit në distancë. Përsa i përket akuzave të SajmirTahirit, mos u shqetësoni, për opozitën është fati I madh të akuzohet nga një njeri, të cilin e di gjithë komuniteti ndërkombëtar, e dinë gjithë shqiptarët që ishte një nga njerëzit kryesor, i cili zbatoi planin famëkeq të Edi Ramës për kanabizimin. Tashmë bërja kurban vetëm për dy orë e SajmirTahirit tregon akoma dhe më shumë që sistemi i drejtësisë, prokuroria shqiptare janë jo vetëm të kapura, por janë instrumente në duart e Edi Ramës.

Është pakt apo nga presion nga jashtë?
Ky është një kompromis i radhës së Edi Ramës, i cili për të shpëtuar, ju e keni parë që një njeri si Edi Rama, I cili kur është në presion thotë:” Jo mo burrë, jo mo burrë”. I është lutur SajmirTahirit, “jo mo burrë, të lutem mo burrë”, me mesanxherët, “po ik vetëm dy orë sa të harrohesh”, “jo mo burrë e jo mogru”. Kështu që kjo është historia e këtij kontigjenti njerëzish, të cilët për fat të keq, edhe për shkak të vendimmarrjes politike shqiptare kemi sot një situatë të tillë, një situatë jo vetëm qesharake, por kemi dhe një situatë ku sot shqiptarët dhe të gjithë njerëzit që sot duan të gjejnë drejtësi nuk kanë ku ta gjejnë më drejtësinë, sepse drejtësia është në duart e një njeriu që është Edi Rama, i cili nuk është gjë tjetër vetëm koka e krimit të organizuar.

Kërkuat dhe largimin e Edi Ramës, nuk jeni të kënaqur nga dorëheqja e z.Tahiri?
Ne kemi kërkuar dorëheqjen e z.Rama me kohë. E kemi kërkuar largimin e tij, nuk mund të them dorëheqjen, sepse është një institucion që z.Rama nuk e njeh dorëheqjen. Duhet të rikujtohemi dhe të kthehemi në zgjedhjet e 25 qershorit, që ishin zgjedhje të cilat u intimiduan dhe deformuan votën e shqiptarëve me paratë e drogës, ashtu sikurse kemi dhe sot kapjen e të gjithë instrumentave. Shkoni në Bashkinë e Durrësit dhe do të shikoni se si vetëm për këtë vit, 32 milion euro tenderime I janë dhënë 5 grupeve kriminale në Durrës. Z.Xhafa dje denoncoi tre, por nuk janë tre, janë shtatë dhe janë më shumë dhe në çdo qark ne kemi grupe kriminale, të cilët menaxhojnë jo vetëm buxhetin e shtetit, por kanë filluar menaxhojnë lulishtet e shqiptarëve, kanë filluar menaxhojnë pronat e shqiptarëve, duke I marrë në mënyrë abuzive, duke krijuar një lloj kolapsi, jo vetëm ekonomik por edhe shoqëror për shqiptarët.

Me pak fjalë do të vazhdoni të kërkoni largimin e kryeministrit? Nuk do të mjaftoheni me SajmirTahirin?
Po të lexoni progres-raportin e Bashkimit Europian që është prej 37 faqesh, të gjithë flasin për kushtet e Bashkimit Europian, ti përmbledhim në një kusht të tërë në paketë është vetëm një kusht. Ka vetëm një kusht, largimin e Edi Ramës, sepse të gjitha problematikat dhe kushtet që ka vendosur BE janë të lidhura drejtpërdrejtë me Edi Ramën dhe çtensionimin e kësaj situate e bën largimi i Edi Ramës. Me largimin e Edi Ramës do shpëtojnë dhe socialistët e vërtet dhe do ti kthehen normalitetit.

Rikthimi i Baba Takut si shihet për ju nën siglën e PS?
Për mua nuk ka asnjë lloj ndryshimi, kjo nuk e ndryshon si të hyjë Baba Taku si të mos hyjë, i hyrë dhe i dalë ka qenë por ajo që është më e rëndësishme për mua është që sot Parlamenti Shqiptar nuk ka asnjë lloj autoriteti për të vazhduar dhe për të ecur në proces. Hapja e negociatave për të cilat ne presim në fund të qershorit, nuk ka lidhje as me baba Takun as me Mama Takun. Hapja e negociatave ka lidhje me largimin e Edi Ramës një orë e më përpara për të çliruar Shqipërinë, për të çliruar rininë shqiptare e cila ti rikthehet sa më shpejt normalitetit.

Znj.Kryemadhi, Prokuroria do ta arrestojë Saimir Tahirin tani që nuk ka mandat?
Ju po thoni që avokati i Tahirit ta arrestojë Tahirin. Ne e dimë sot të gjithë që Prokuroria Shqiptare është kthyer në një avokate, falangë dhe instrumentë në duart e Edi Ramës.

Kërkoni largimin e Edi Ramës që do të thotë zgjedhje të parakohshme apo jo? A është gati opozita në një rast tjetër për zgjedhje të parakohshme?
Opozita është gati gjithmonë. Dhe ajo për të cilën ndjej keqardhje është që analistët për të gjithë problematikat që kalon sot Shqipëria e ka fajin opozita. Dua tu them një gjë shumë të thjeshtë. Opozita është gati dhe 27 Janari e tregoi hapur se ku është opozita dhe sesi është. Ajo çka dua të them është. Largimi i Edi Ramës nga drejtimi i qeverisë, është shpëtim për vetë Edi Ramën për familjen e tij, për PS dhe për Shqipërinë. Unë mendoj që për herë të parë në jetën e tij në këto 20 vite që ka drejtuar të mendojë të paktën njëherë për shqiptarët se deri më sot ka menduar për veten e tij.

Si do të bëhet largimi?
Unë mendoj që z.Rama e ka më të kollajshme të iki vetë sepse me protesta do ta ketë shumë të vështirë. 

Znj. Kryemadhi pse u kthyet pa PD në sallë?
Ne u kthyem në sallë sepse ne do të mbanim fjalën në emër të Grupit Parlamentar , do ta mbante Luan Rama i cili kishte një fjalë të jashtëzakonshme shumë të mirë dhe për tu kujtuar socialistëve të vërtetë që vlerat e PS nuk janë atë vlera të cilat aspirohen sot dhe reklamohen sot nga Rilindja e PS. Ajo çka dua të them është që socialistët sot më shumë se kurrë nuk janë vetëm jetim, por janë jetim të abandonuar dhe të dhunuar. Sepse të drejtojë krimi i organizuar një nga partitë më të organizuara që ka qenë në 27 vitet e pluralizmit do të thotë dhunim dhe shpërdorim. Siç dënohen dhunuesit dhe pedofilët gjithashtu duhet të dënohen ata të cilët po e drejtojnë sot PS drejt një shpërdorimi dhe vdekje të dalëngadaltë
Sigal