Tre “rebelët” takohen me KOKSH-in, bashkohen edhe trajnerët e tyre

521
Reagimi i tre peshëngritësve shqiptare: Erkand Qerimaj, Daniel Godelli e Briken Calja, për përjashtimin e tyre nga KOKSH-i, për të mos marrë pjesë në veprimtaritë ndërkombëtare në dy vite. Dje, të tre “rebelët” janë përballur me drejtuesit e KOKSH-it, të cilëve u kanë kërkuar që ta kthejnë vendimin e marrë ditë më parë, dhe t’i lejojnë ata që të garojnë me ekipin kombëtar, që në Lojërat Olimpike Mesdhetare, të cilat do të zhvillohen në Tarragona të Spanjës, në datat 22 qershor e deri më 1 korrik 2018. Gjatë takimit të djeshëm, tonet mes tyre kanë qenë të acaruara, e në një moment shkuan edhe në kontakte fizike. Nga ana e tyre, peshëngritësit i kanë paraqitur KOKSH-it edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare “Tarragona 2018”, që të marrin pjesë në këtë event. Së bashku me sportistët janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, por kanë mbështetjen edhe të FSHP-së.
Sigal