Ministri Panariti: Maqedonia të mos bllokojë në kufi, perimet prodhim shqiptar

390
Sigal

Si
çdo vit tashmë, edhe gjatë kësaj jave u përsërit fenomeni i bllokimit të
perimeve shqiptare nga shteti maqedonas. Në kufirin fqinj, me justifikimin e
analizave fitosanitare, u bllokuan dy ngarkesa me një vlerë prej 25 mijë
eurosh. Për Ministrin e Bujqësisë, Edmond Panariti, veprimi i përsëritur është
krejtësisht i papërgjegjshëm dhe për qëllime të dukshme proteksioniste. Ministri
Panariti thotë në një intervistë për Report TV, se ai vetë dhe strukturat e
shtetit shqiptar kanë ezauruar tashmë çdo përpjekje për të gjetur gjuhën e
përbashkët me palën maqedonase. Në këtë mënyrë shtetit shqiptar i mbetet vetëm
të përgjigjet me të njëjtën monedhë, pavarësisht se kjo është një zgjidhje
aspak logjike në kontekstin evropian dhe të marrëveshjeve ku janë të përfshira
dy vendet. Panariti thotë, se tashmë shteti shqiptar ka hedhur hapa zyrtare në
mënyrë që çdo rast bllokimi nga ana e Maqedonisë të merret në shqyrtim nga një
strukturë evropiane, vendimi i së cilës të zbatohet nga të dyja palët.