Ministri Klosi: Politikat mjedisore kërkojnë 70 ndryshime ligjore

456
Sigal

Klosi: Politikat mjedisore kërkojnë 70 ndryshime ligjore për t’u përafruar me BE-në

Në kuadër të çeljes së negociatave me BE-në, ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka nisur diskutimet për përafrimin e legjislacionit shqiptar me atë të BE-së. Në fjalën e tij ministri Blendi Klosi tha se politikat mjedisore kërkojnë të paktën 70 ndryshime ligjore sipas direktivave të BE. Klosi: Edhe në këtë kuadër edhe diskutimi i sotëm është për shumë pika që kanë të bëjnë me kapitullin 27, i cili shënon të paktën 70 ndryshime ligjore, për të cilën çdo njërën prej tyre ne duhet të kemi një diskutim të hapur publik. Për këtë Klosi kërkoi angazhimin e grupeve të interesit për të pasur një Shqipëri më të pastër dhe më pranë BE-së.

Klosi: Ftesa e ministrisë së Mjedisit është për të tre komunitetet, për Akademinë dhe për trupën pedagogjike, pasi e gjejmë të udhës, që ne na duhet shumë që të kemi bashkëpunim të drejtë me ju. Ministri theksoi se janë marrë masat për reduktimin e ndotësve të mëdhenj si dhe për lehtësimin e raporteve të biznesit me administratën. Klosi nuk la pa përmendur edhe vështirësinë e kapitullit 27, duke kërkuar edhe hapjen e diskutimeve me opinionin publik.