Ministri i Jashtëm Plotësues i Greqisë, Giorgos Katrougalos përfaqesoi vendin tonë në samitin informal të Kryeministrave të vendeve të Ballkanit Perendimor (WB6) në Durrës të Shqipërisë. Tema kryesore e takimit ishte nxitja e integrimit ekonomik rajonal.Ministri i Jashtëm Plotësues në fjalën e tij iu referua qendrimit të palëkundur grek në favor të perspektivës europiane të vendeve të Ballkanit, duke theksuar nismat e fundit për mbështetjen e stabilitetit politik dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon. Shembull domethenës i kësaj politike ishte marrëveshja e Prespës, por Greqia ka zhvilluar në mënyrë sistematike marrëdheniet e saj dypalëshe dhe shumëpalëshe me të gjitha vendet e rajonit dhe ka bërë marrëveshje ndihme nga ekperienca e saj më të gjitha vendet ballkanike kandidate për në BE.

Për sa i përket fushës ekonomike, mbështet dhe nxit me zell politika integrimi dhe ndërveprimi,vecanërisht në fushat e tranportit dhe të energjitikes. Z. Katrougalos nënvizoi, gjithashtu, se, sëbashku me dimensionin ekonomiktë zvillimit, duhet ti jepet rëndësi e vecantëdhe anës së saj sociale. Nuk do jetë në interesin e popujve të rajonit që ata të jenë rezervuarë i fuqisë së lirë punëtore për vendet e tjera europiane. Përkundrazi, do të duhet të synojnë të nxjerrin në pah avantazhet e tyre strategjike krahasuese në përmirsimin e produktivitetit, nëpërmjet investimeve në kapitalin njërzor dhe politikave të fuqizimit të shtetit social,të drejtave dhe aftësive të punëtorëve të tyre.