Ish-ministri Mustafaj: Nuk mjaftojnë protestat, opozita të ofrojë platformë

456
Sigal

 

Ish-ministri dhe analisti Besnik Mustafaj tha se rikthimi i opozitës në Kuvend siç kërkohet nga ndërkombëtarët është i pamundur dhe nuk ka bazë ligjore. “Opozitës i kërkohet që të shkojë mbrapsht, ndërsa opozita ka shkuar aty që nuk mund të kthehet më. Opozita nuk ka më asnjë bazë ligjore për të rimarrë mandatet. Rikthimi në Kuvend siç ia kërkojnë ndërkombëtarët është i pamundur. KE vuri disa objektiva për negociatat, të cilat nuk janë realizuar. Përmendja tani e destinacionit të çeljes së negociatave si një pengesë nga opozita është një shantazh pa vlerë. Protesta është e domosdoshme, por nuk është e mjaftueshme. Protesta duhet të shoqërohet me veprime të tjera politike të cilat nuk po i shohim. Unë besoj se tani ka një konsolidim të protestës. Tashmë Basha dhe ekipi i opozitës duhet të ofrojë një platformë të gjerë ku nuk përjashtohet dialogu me qeverinë. Dialogu është pjesë e sistemit dhe nuk duhet të përjashtohet. Basha duhet të bëjë fushatë për informimin e të huajave. Ata janë të vëmendshëm, por duan argumente”- tha Mustafaj.