Ministra dhe deputetë, pronarë të kazinove dhe basteve

450
Ministra dhe deputetë, pronarë të kazinove dhe basteve lekë gjatë ditës, qytetarë të mesëm dhe të pasur, dhe me paratë e tyre mbushen xhepat e pushtetarëve, ata vijnë me një grusht lekësh dhe ikin kokulur dhe të mërzitur, duke marrë me vete zemërimin dhe dufin për ta shfryrë në familjet e tyre”. Duke u ndalur tek pronësia, menaxheri 32 vjeçar nga Elbasani, që “kujdeset” për një kazino dhe dy lokale baste-live, tha se “mesatarisht ne fitojmë të pastra mbi 12 milion lekë në fundjavë, dhe mbi 4-5 milion lekë në ditët e zakonshme vere, ndërkohë gjithçka kontrollohet nga shefat e kollarisur dhe që fitimin vijnë dhe e marrin pothuajse çdo javë, para me lopatë, një fitim i paparë, ndërsa rrogat tona janë qesharake”. Menaxheri tregoi se “favore bizneseve të tilla u bëhen edhe nga institucionet që mbushin faturat çdo muaj, si ata të energjisë, ujit të pijshëm, apo edhe telefonisë dhe internetit, shqyejmë sytë kur një kazino e cila punon non-stop 24 orë apo një lokal i madh baste-live, paguan drita dhe ujë sa një rrojtore, apo paguan telefoni dhe internet sa një zyrë avokatie, dhe kjo padyshim ndodh sepse deputetit apo ministrit ja paguajnë të tjerët, ose shkëmbehen qokat që i bëjnë njëri-tjetrit”. Pothuajse 90 për qind të bizneseve të lokaleve baste-live dhe kazinove në Elbasan, u përkasin de jure njerëzve me pushtet, si ministrave dhe deputetëve, kurse de facto ato drejtohen nga persona që veç celularit, asgjë nuk kanë të tyren atje. I njëjti burim tha se “gjatë 30 ditëve të kampionatit europian të futbollit, kemi pasur fitime të jashtëzakonshme sidomos tek lokalet e basteve-live, por edhe kazinotë ishin plot, mbaj mend se çdo javë thesi mbushej me mbi 150 milion lekë çdo javë, fitim i pastër, veç të tjerave, kurse ne sërish kënaqeshim me rrogën, ata pasurohen me para qyl, me para bixhozi që shpesh janë edhe të paligjshme”. 

Shmangia nga taksat

Një fakt tjetër që ngjall dyshime edhe tek vetë menaxheri, duket se është edhe shmangia nga taksat dhe tatimet e këtyre bizneseve të cilat lulëzojnë edhe pse shpesh punojnë në të zezë. Sipas tij “nuk mbaj mend të kenë ardhur ata të tatimeve apo edhe uniformat e tjera të shtetit, u bë afro 2 vjet që nuk shkelin tek ne, kuptohet se marrin dhe japin me shefin, por më habit fakti, se si nuk vijnë qoftë edhe për sy të publikut, por duket se gjithçka është kopsitur me lidhje të tjera, dhe ne kemi frikën edhe të flasim edhe të pyesim”. Por në dallim me bizneset e deputetëve dhe ministrave, lokalet e tjera përjetojnë shpesh valën e egër të kontrolleve, gjobave dhe penaliteteve të tjera. Korrupsioni i njerëzve me mandat deputeti apo ministri, është trashur ndejshëm edhe në bizneset që ata kanë ngritur sapo morën pushtetin, duke ngritur në rrethe kazinotë dhe lokalet e tjera mjaft fitimprurës, të cilat i administrojnë edhe pse nuk i kanë të deklaruara si pasuri legjitime. E ndërsa çdo javë thasët mbushen me miliona, duket se është gjetur edhe rruga për ti pastruar pa probleme ato para, duke blerë toka dhe objekte të tjera, duke hapur biznese në qytete dhe fshatra. E ndërsa organet e drejtësisë kanë dështuar deri sot me parandalimin e paligjshmërie të tilla, ndoshta nesër, edhe pse do të kemi një reformë drejtësie në veprim, do të jetë edhe më e vështirë tu sekuestrosh pasuritë këtyre vampirëve që kanë mbushur me para edhe muret e shtëpive. 
Sigal