Shqiptarët shpëtojnë italianen nga mbytja

371
Nuk kanë hezituar që të hidhen në lum për t’i shpëtuar jetën një 66-vjeçare e cila rrezikonte jetën në lumin e Adigettos në Itali. Media të ndryshme në Itali bëjnë me dije se të dielën e 31 gushtit një 66-vjeçare italiane kishte tentuar të vetëvritej duke u hedhur në lumin e Adigettos në zonën e Lendinara të Italisë. Por dy shqiptarë, banorë të kësaj zone, të cilët kishin qenë aty pranë dhe kishin parë gjithë ngjarjen kanë nxituar të hidhen edhe ata në lum për t’i shpëtuar jetën 66-vjeçares. Pas njoftimit nga dëshmitarë të të tjerë të kësaj ngjarje policia italiane ka mbërritur në vendngjarje dhe ka ndihmuar shqiptarët që të nxjerrin shëndoshë e mirë 66-vjeçaren nga lumi, e cila tashmë ndodhet në spitalin e Trecentas.
Sigal