Meta: Vendosëm të kërkojmë shtyrjen e afatit të regjistrimit, për ti dhënë kohë PD-së

398
Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka komentuar nga Fieri kërkesën e PS dhe LSI për shtyrje të regjistrimit të koalicioneve. Sipas Metës ky vendim është marrë për ti dhënë më shumë kohë PD e se duhet të bëhet çdo përpjekje nga ana e mazhorancës që opozita të futet në zgjedhje. “Besoj që çdo përpjekje e cila synon t’i japë mundësi edhe opozitës në mënyrë të veçantë që të përfshihet në procesin zgjedhor dhe në zgjedhjet e ardhshme duhet konsideruar si konstruktive dhe pozitive, pasi dihet që PD dhe shumë parti të tjera opozitare nuk janë regjistruar në KQZ as si subjekte dhe as si koalicion. Unë besoj se kjo kohëzgjatje, ose kjo përpjekje për të vendosur një afat të ri për regjistrimin e partive dhe koalicioneve është një kontribut që i jepet për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe një mundësi për të gjithë që të kontribuojnë për një marrëveshje bashkëpunimi që krijon kushte normale dhe konstruktive për zhvillimin e zgjedhjeve të ardhshme. Kjo është një përpjekje për ti dhënë kohë PD dhe partive të tjera të opozitës dhe gjithë forcave të tjera”-deklaroi Meta
Sigal