Vasili: Mbyllja në orën 17:30 një maskarëllëk politik, që ka zero ndikim mbi pandeminë!

216
Sigal

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, vijon të kundërshtojë me forcë vendimin e qeverisë për të mbyllur pas orës 17:30 qytetet  e shpallura si “zonë e kuqe” nga pandemia e koronavirusit si një maskarallëk politik, pasi siç thotë ai, ky vendim nuk ka asnjë efekt mbi pandeminë.

Vasili shprehet se refuzimi qytetar për zbatimin e këtij vendimi është i ligjshëm, sepse është një shterrethim politik pa argumente shkencore, pa fakte dhe pa statistikë.

Reagimi i plotë i Petrit Vasilit

Mbyllja ne oren 17.30 nje MASKARËLLËK politik, qe ka ZERO ndikim mbi Pandemine!!

Tirana futet ne shtetrrethim ne oren 17.30.

Mos valle coronavirusi “terbohet” e del rrugeve vetem pas ores 17.30??

Mos valle Tirana qe gumezhin nga njerezit gjate paradites dhe ngujohet ne shtetrrethim ne 17.30 e beson kush se mbrohet kesisoj nga corona?

Mos valle ekziston ndonje shpjegim shkencor, qe shpjegon kete gjoja karantine te shqyer me ore te tera e qe me pas mbyllet dhe fle ne muzg?

Mos valle ka ndonje teori shkencore qe shpjegon dot nje idiotesi te tille te lige?

Kjo mbyllje ka ZERO efekt dhe vlere shendetesore.

Kjo mbyllje ka ZERO argumente shkencore.

Kjo mbyllje ka ZERO efekt ne kontrollin e Pandemise.

Cilido pseudoprofesionist, qe mund ta kete mbeshtetur kete turp ka shkelur mbi veten.

Ky eshte nje MASKARËLLËK Politik, qe s’ka asnje lidhje me mbrojtjen nga Pandemia.

Si i tille refuzimi i tij eshte i ligjshem, sepse eshte nje SHTERRETHIM politik pa argumente shkencore,pa fakte dhe pa statistike.

Ky eshte dhunim lirie i paligjshem.

Paligjshmeria REFUZOHET!!!