Meta: LSI nuk lejoi që Shqipëria të bjerë në greminë, politika e taksave të Ramës ka dështuar (Video)

447
I ftuar në emisionin ‘Koha për t’u zgjuar’ në ‘News24’, ish- kreu i LSI dhe presidenti i zgjedhur Ilir Meta ka folur për zgjedhjet e 25 qershorit si dhe marrëdhëniet me kundërshtarët politikë. Meta tha se politika e taksave të Ramës ka dështuar dhe se borxhi i Shqipërisë është rritur. Sa i përket pyetjes nëse LSI ka pasur përgjegjësi pasi ka qenë në bashkëqeverisje, Meta tha se LSI nuk lejoi që vendi të shkojë në greminë si dhe të kapet drejtësia.
Cilat janë shtyllat kryesore të LSI?
Kjo është një platformë që synon të zhvillojë ekonominë e vendit me një rritje dy shifrore. Në 4 vite borxhi i Shqipërisë është rritur. Për një euroborxh kemi një rritje ekonomike 0,9%. Ata mbjellin palma dhe kulla të cilat nuk sjellin vende pune dhe rritje ekonomike. Politika e taksave të Ramës ka dështuar. Tatimi mbi të ardhurat personale do ketë dy nivele, 8% dhe 10%. Arbitrariteti dhe politika e taksave të larta është një dështim. Kanë falimentuar me mijëra biznese. Me uljen e taksave do rritet ekonomia. Prioritet kryesor mbetet bujqësia. Ky kryeministër dhe ministri i Financave që ka pasur nuk kanë pasur prioritet zhvillimin e bujqësisë. Fondet u dhanë për fasada dhe jo për zhvillimin e bujqësisë. Duhet të krijojmë lehtësira për të rinjtë që të punësohen. Kemi thënë që ‘Ebola’ jonë është Rilindja.
Keni pasur përgjegjësi ju, pasi keni qenë në bashkëqeverisje?
Nëse Shqipëria nuk ka rënë në greminë këtë e ka arritur LSI. Ne nuk lejuam kapjen e drejtësisë. LSI ka qenë garanci për 4 vite për normalitet. Ka pasur përgjegjësi? Po edhe ka pasur, por edhe ka marrë përgjegjësi që nuk i takojnë. Ai thotë reformë në administratë, por kush është drejtoresha e administruarës publike? Është një zonjë që e ka vendos vetë. Po pse e thotë ai këtë? E thotë që të mashtrojë socialistët. Rama është me bilanc katastrofik në 4 vite. LSI ka arritur në 4 vite të garantojë stabilitet.
Gazetat shkruajnë se Rama ka thënë që LSI nuk do jetë në qeverisjen e vendit?
Rama nuk është politikan vlerash, por do pushtetin. Ai do pushtetin për të sunduar në një mënyrë jo demokratike dhe përmes shantazhit. Ai ka tmerr nga vota e lirë. Ky është një presion pushteti që bëhet për qytetarët. Është koha t’u japim një shans të gjithëve.

Qeverisjen do e krijojë LSI?
Padyshim, kjo nuk diskutohet.

Keni një mesazh për elektoratin e LSI dhe për më gjerë?
Për LSI do i themi në takimet elektorale që kemi. Për qytetarët ju themi që të gjithë të shkojnë të votojnë në mënyrë të drejtë dhe demokratike. Shprehni bindjen dhe vullnetin tuaj për çdo forcë politike që dëshironi.
Sigal