“Kjo është dita më e rëndësishme e jetës time”, Arben Imami flet pas votimit në referendum: Të hënën dal në protestë, çdo veprim i Bashës është nul

283
Sigal

Ish-ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Berishës, Arben Imami ka votuar në referendumin e PD-së të thirrur për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Gjatë një prononcimi për mediat, Imami tha se Basha duhet të largohet sa më parë nga PD-ja, ndërsa theksoi se do të marrë pjesë në protestën e 20 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha kundër nismës Rama – Vuçiç për “Ballkanin e Hapur”.

“Sot është një proces demokratik dhe anëtarë të PD mund të shprehen, janë shprehur para 6 muaj para 4 vitesh, ata kanë të drejtë për të vendosur për fatin e tyre. Ky është një ndër votimet më të rëndësishme të jetës time.

Qëndrimi i Bashës? “Kuvendi u mblodh më 11 dhjetor cdo mbledhje tjetër nga pikëpamja juridike është vendim “nul” ndërsa nga pikëpamja e moralit është shumë e ulët.

Shqipëria ka 8 vite në opozitë dhe mbi 8 vite pa opozitë jo se nuk janë bërë protesta por është bërë për interesat e kryetarit të Partisë Demokratike. Ky kryetrari që ka qenë deri dje, duhet t’i zhvillonte betejat dhe të kishte çuar PD në qeverisje të vendit dhe ta kishte shpëtuar vendin nga kthetrat e kësaj qeveri, qindra njerëz të larguar, ekonomia e dërmuar.

Veprimi i Bashës është nul juridikisht kurse morale politike është veprim i ulët duke konkurruar me anëtarësinë që voton vendimin që është marrë para 1 jave. Nuk është protestë kundër Vucic por kundër Ballkanit të hapur kundër dyshes Rama-Vucic. Në 8 vite situata në politikën e jashtme ka qenë e destabilizuar. Protestë për Ballkanin e Hapur”, tha Imami.