Meta: Ftoj PS të mos e sulmojë opozitën, një ditë do jemi ne në vend të saj

395
Kryetari i Parlamentit Ilir Meta ka marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Fatmir Xhafaj, në Pallatin e Brigadave për të festuar miratimin me konsensus të reformës në drejtësi. Në fjalën e tij, ku të pranishëm ishin edhe Kryeministri Rama, Fatmir Xhafaj e ambasadorët Lu-Vlahutin, Meta shprehu falënderimet për opozitën, pasi kjo e fundit nuk pranoi ftesën e Xhafajt për të qenë e pranishme në këtë pritje. Ilir Meta i bëri thirrje direkt mazhorancës që mos të sulmojë opozitën dhe mos të bëjnë veprime për ta nxjerrë keq këtë opozitë në sytë e Bashkimit Europian dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi një ditë do të jetë PS dhe LSI që do të bëjnë rotacion e do të kalojnë në opozitë. “Një falënderim e kam për nënkryetarin e komisionit të posaçëm Oerd Bylykbashi dhe anëtarët opozitarë të këtij komisioni që janë duke punuar për Vetingun. Dëshiroj të falënderoj opozitën që u përfshi në këtë proces, sepse ka dhënë kontribut të rëndësishëm dhe substancial. Solli përmirësimin e drafteve. Edhe unë kam luftuar që opozita të fitonte të drejtën e vetme parimore që sipas e saj mbante larg nga konsensusi, vetëm për arsye që Shqipëria të përfitonte konsensusin e domosdoshëm dhe e ftoj opozitën të vazhdojë rrugën e konsensusit, sepse i bën nder vetes së saj dhe jep kontribut historik. Kam një mesazh për kolegët e mazhorancës. Nuk duhet të sulmojmë opozitën se dikur kemi qenë në opozitë, se rotacioni është i pashmangshëm dhe një ditë do të vijmë në opozitë. Nuk fitojmë asgjë në rast se opozitën e detyrojmë të duket më keq përpara BE, NATO dhe SHBA”, tha kryeparlamentari Ilir Meta. Mesazhi i Metës për aleatët e tij u duk në fakt si paralajmërim ndaj tyre që të mos mundohen të prishin konsensusin e arritur me opozitën për miratimin e 7 pr/ligjeve të reformës në drejtësi, gjë që e detyroi kryeparlamentarin të ndërpriste vizitën në SHBA dhe të kthehej me urgjencë. Gjatë kësaj jave, Kryeministri Rama dhe kryetari i Komisionit për Reformën në Drejtësi Fatmir Xhafaj kanë akuzuar Partinë Demokratike, se po prish konsensusin për miratimin me urgjencë të 7 projektligjeve
Sigal