Maliq, asgjësohen 6560 bimë kanabis; 3 të arrestuar

899
Policia e Maliqit ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 3 shtetasve, kultivues të bimëve narkotike në Maliq. Sajko Spaho, 34 vjeç, banues në fshatin Baban (Devoll); Andi Tilka, 21 vjeç, banues në fshatin Bitinckë (Devoll) dhe Eduart Vata, 34 vjeç, banues në Durrës, në fshatin Osojë të Maliqit, në vendin e quajtur “Arra e Kuqe”, u kapën në flagrancë pranë dy parcelave të kultivuara me 6560 bimë kanabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend me anë të djegies. Në vijim të veprimeve hetimore, në lidhje me këtë rast, nga efektivët e policisë, në afërsi të këtyre parcelave, u konstatua edhe një kasolle, gjatë kontrollit të së cilës u gjetën dhe u sekuestruan dy pistoleta dhe pesë fishekë pa lejen e organeve kompetente, si edhe 1000 fara kanabis.
Sigal