Ja çfarë rrëfeu në polici pas denoncimit nga kushërira për abuzim seksual

493
E reja e cila denoncoi në polici se kishte mbetur shtatzënë pasi kishte kryer marrëdhënie me kushëririn, është përballur me kundërshtitë e këtij të fundit. Në muajin e 7 të shtatzënisë, një 17 vjeçare ka denoncuar kushëririn se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Adoleshentja, banuese në qytetin e Korçës, është drejtuar në komisariatin e qytetit juglindor për të denoncuar një abuzim seksual që sipas saj, është bërë me të fundvitin e kaluar. 
29 vjeçari me inicialet L.L, i cili u shoqërua në Policinë e Korçës, nuk ka pranuar që kjo gjë të jetë e vërtetë. Para grupit hetimor ai ka deklaruar se kurrsesi nuk ka bërë diçka të tillë dhe e ka quajtur të pashpjegueshme akuzën ndaj tij të ngritur pikërisht nga kushërira. Nga ana e uniformave blu deklarohet se hetimi po zhvillohet në gjendje të lirë ndaj të akuzuarit. “Vajza 17 vjeçare ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015 ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L.L., me të cilin ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.
Sigal