Mesazhi i Bashës: Të kujtojmë themelimin e PD, të reflektojmë

407
Sigal

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka ftuar të gjithë demorkatët që në 11 dhjetor të festojnë themelimin e forcës së parë opozitarë në Shqipëri.

Në një videomesazh të publikuar në profilin e tij në FB, Basha fton të gjithë për të kujtuar dhe reflektuar ato ngjarje.

Basha: Bashkëqytetarët e mi më 11 dhjetor në përkujtojmë lindjen e pluralizmit politik  dhe bashkë me të lindjen e PD.

Jam i lumtur t’iu ftoj dhe t’iu mirëpres në shtëpinë e PD për të përkujtuar dhe reflektuar sëbashku mbi këto ngjarje.  PD lindi si parti e lirisë për të gjithë Shqiptarët dhe do të jetë përherë e tillë.