Lulzim Basha-Selle: Mbështesim investimet e sipërmarrësve gjermane në Shqipëri

382
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti dje në takim një delegacion të Bundestagut Gjerman. Sipas një njoftimi për shtyp të Partisë Demokratike, gjatë takimit, Basha u shprehu mirënjohjen  për mbështetjen dhe interesin e vazhdueshëm që Gjermania, i ka dhënë Shqipërisë, si në bashkëpunimin dypalësh, ashtu dhe në projektin e integrimit në Bashkimin Evropian. “Partia Demokratike mbështet dhe inkurajon çdo nismë bashkëpunimi dypalëshe, në veçanti investimet e rëndësishme të sipërmarrësve gjermane në Shqipëri”- tha Basha. Deputeti i Bundestagut, Johannes Selle e falënderoi Kryetarin Basha dhe në emër të delegacionit u shpreh se: “Gjermania dhe Bundestagu Gjerman, do të vijojnë të mbështesin të gjitha përpjekjet e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit. Por dhe Shqipëria duhet të bëjë më shumë punë, jo vetëm për ruajtjen e standardeve të arritura deri në këtë moment, por edhe për t’u përqendruar në parapërgatitjen e kritereve në të gjithë kapitujt që kërkon procesi”.