Edi Rama me investitorë, lehtësirat dhe ambientet që ofron Shqipëria, ëndërrojnë t’i kenë në Itali

386
Sigal

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, ishte dje në Romë, ku mori pjesë në punimet e Kongresit zgjedhor të Partisë Socialiste Evropiane (PSE). Nën logon “Drejt një Europe të re”, Kongresi i drejtuar nga Presidenti i PSE, Sergei Stanishev, diskutoi lidhur me riorganizimin e partive të majta si dhe përballimin e sfidave që dalin përpara në pritje të zgjedhjeve për në Parlamentin Europian.

Ky Kongres u zhvillua pas ngjarjeve të rëndësishme politike për Italinë, si dhe atyre ndërkombëtare në Ukrainë. Në këtë vizitë, kryeministri u shoqërua nga një delegacion deputetësh socialistë, Taulant Balla, Blendi Klosi, Artan Gaçi dhe anëtari i Kryesisë së PS Vangjush Dako. Gjatë qëndrimit të tij në Romë, Kryeministri Rama zhvilloi një takim me investitorë e sipërmarrës italianë, të cilët pritën me shumë interesim të njihen me potencialet që Shqipëria paraqet për zhvillimin e biznesit. Ashtu si në vijim dhe të shumë takimeve të tjera me investitorë të huaj, Kryeministri e vuri theksin tek burimet dhe mundësitë e pafundme që vendi ynë ofron për ta, të cilat mund të zhvillohen suksesshëm, falë një politike fiskale, lehtësuese e favorizuese për investimet. Rama tha se, Shqipëria ofron avantazhe të rëndësishme. Ajo ofron për investitorët italianë ato lehtësira dhe atë ambient që ata ëndërrojnë ta kenë në Itali. Ai vuri në dukje se, ne jemi vendi më i afërt me Italinë dhe një portë e Ballkanit. Gjithashtu, shtoi se, mund të bëjmë këtë vetëm sa i takon investimeve direkte, për shembull në manifakturë, agrikulturë turizëm, energji, por nuk mund të shkojmë larg duke menduar për hekurudha apo autostrada të nivelit evropian që mund t’i ndërtojmë me buxhetet lokale. ” Unë mendoj se të gjithë kolegët e mi që udhëheqin vendet e tjera të rajonit janë shumë të disponueshëm për të punuar së bashku për të mirëpritur, mirëpranuar dhe për të mbështetur sipërmarrje që duan të investojnë në këtë drejtim”-përfundoi Kryeministri Rama

Shqipëria inkurajon dialogun ndërkombëtar, mbështet integritetin territorial dhe mbrojtje gjithë qytetarëve