Ish-presidenti: Si guxon Basha të flasë në emër të PD për reforma me Ramën?

148
Sigal

Nga Bujar Nishani

Lulzim Basha flet sot në emër të Partisë Demokratike për reforma të përbashkëta me Edi Ramën.

Turp e faqja e zezë, do të ishte pak të thuhej.

Edi Rama u tall, e përdhosi, e masakroi Partinë Demokratike, opozitën si dimension, demokracinë si vlerë.

A nuk ishte Edi Rama që e ndryshoi Kushtetutën e Shqipërisë në mënyrë të njëanshme pa pjesmarrjen dhe konsensusin e opozitës?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë në Shqipërinë pluraliste!

Kurrë ska ndodhur në ndonjë vend e shtet demokratik!

A nuk e bëri Edi Rama atë veç në shërbim të pushtetit të tij?

A nuk e ndryshoi Edi Rama Kodin Zgjedhor, për herë të parë në historinë e pluralizmit shqiptar, pa konsensusin e opozitës?

Kurrë s’kishte ndodhur më parë!

A nuk e bëri ai këtë vetëm në interes të Partisë Socialiste?

Kur ka patur ndonjëherë dhunë, poshtërim e manipulim parazgjedhor më të madh e më të hapur ndaj Partisë Demokratike, në 30 vitet e pluralizmit shqiptar?

Kurrë asnjëherë!

Vetëm Edi Rama e bëri atë, mu nën hundën e ndër sy të Lulzim Bashës!

E ky, sot na angazhohet për bashkëpunim reformash me një monstër politike si Edi Rama.

Lulzim Basha nuk ka turp e as i nxihet faqja sepse është thjesht peng i Edi Ramës, e mban peng dhe Partinë Demokratike në shërbim të korrupsionit të pushtetit të Edi Ramës!

Të shpëtojmë Partinë Demokratike për të shpëtuar Shqipërinë!