Zbardhet letra e Presidentit Meta drejtuar KLGJ dhe Gjykatës së Lartë

396
Sigal

Zbardhet letra që Presidenti Ilir Meta ka drejtuar Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Gjykatës së Lartë lidhur me shkeljet e kreut të KED, Ardian Dvoranit.

Në letër, Presidenti ka paraqitur bazën ligjore, sipas të cilës, Dvoranit i ka përfunduar mandati dhe se duhet të largohej nga detyra.

Presidenti shprehet është aktualisht në detyrë, në kundërshtim me ligjin.

“Sipas dispozitave të sipërcituara të Kushtetutës dhe ligjit, me emërimin dhe fillimin e ushtrimit të mandatit të rregullt të anëtarit të parë në Gjykatën e Lartë, që përkon me fillimin e ushtrimit të mandatit të zotit Sokol Sadushaj, zotit Ardian Dvorani i ka përfunduar tashmë dhe “detyrimi” për vijimin e ushtrimit të detyrës, detyrim ky që sipas tij, e ka mbajtur atë të lidhur me pozicionin si anëtar i Gjykatës së Lartë për thuajse 7 vjet pas përfundimit të mandatit të rregullt.”, thuhet në një pjesë të letrës së Metës.