Mesazhi i Bashës për të rinjtë: Platformë me zgjidhje konkrete që të mos e braktisni vendin

90

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke komentuar takimin e sotëm me të rinjtë e Elbasanit në kuadër të turit ‘Rrugëtimi për Shqipërinë’, vlerëson se rinia është investimi më i madh që do na kthehet në të ardhmen.

‘Nisëm sot plot energji nga Elbasani “Rrugëtimin për Shqipërinë” bashkë me të rinjtë e këtij qyteti.

Rinia është investimi më i madh që do të na kthehet në të ardhmen. Ndaj zotimi i parë i PD dhe e imi, është kthimi i shpresës për rininë dhe për shqiptarët.

Në fund të rrugëtimit me rininë, do të ofrojmë një platformë të plotë me zgjidhje konkrete të cilat do ti japin atyre arsye për të mos e braktisur më vendin, por për ta ndërtuar të ardhmen e tyre këtu, në Shqipëri.’