Mbyllja e basteve/ Ministri i financave shpjegon çfarë do të ndodhë me të punësuarit aty: Kemi menduar tre elementë…

475
Sigal

Ministri i financave, Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij sot në Kuvend, tha se vendimi i kryeministrit për të mbyllur të gjitha pikat e basteve, është një vendim i maturuar.

Ndër të tjera ai tha shpjegoi dhe se çfarë do të ndodh me 7200 personat e punësuar në këtë industri, pas mbylljes më 1 janar 2019.

“Ka tre elementë që kemi menduar. Jemi duke përgatitet një platformë trajnimi për 63 mijë punëkërkues. Trajnimi do të jetë profesional por edhe mundësi për të kërkuar më shpejt dhe më zgjuar punë dhe për paraqitje dinjitoze në punëkërkueshmëri.

Programi tjetër është trajnimi profesional, deri më sot kemi trajnuar 10 mijë persona, vitin tjetër do të trajnojmë 20 mijë punëkërkues.

Mbyllja e kësaj industrie do jetë një çlirim i madh social. Në 1 janar asnjë qytetari nuk do ti mungojnë pikat e basteve që janë kthyer në gangrenë familjare.

Në ligj kemi shtuar edhe dy elemente, shtesa e parë është përgjegjësia e shtetit për monitorim dhe ndërmjetësim. E dyta janë reklamat, ndalimi i tyre.

S’ka më asnjë ekuivok dhe 1 janari është një epokë e re sociale dhe në këtë industri

Po ato para që janë shpenzuar në këtë sektor, ku shkojnë?

Në aspektin ekonomik është joproduktiv.  Ato 10 lekë apo më shumë, që shpenzoheshin në lojëra fati do shkojnë për konsum… konsum për arsim, shëndetësi, argëtim, hotele, restorante, etj..

Vendimi i kryeministrit për t’i mbyllur është e maturuar. Nuk ka kthim pas.”, tha Ahmetaj.