Siguria ushqimore, Panariti: Po vetëhelmohemi dhe vetëposhtërohemi nga lajme dhe institucione “fake”

498
Sigal

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Edmond Panariti ka reaguar me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, në lidhje me institucionet “fake” sepse Shqipëria nuk analizon, nuk raporton dhe siguron ushqimet për popullin. Sipas Panaritit, të gjithë qytetarët po ‘vetëhelmohen’ dhe po poshtërohen nga lajme fals.

Postimi i plotë:

Ushqimi! Po vetëhelmohemi dhe vetëposhtërohemi nga lajme dhe institucione “fake”! Sepse Shqipëria zyrtare as nuk analizon, as nuk raporton dhe as e mbron sigurinë e saj ushqimore. Prandaj Banka Botërore dhe jo vetëm ajo po na e nxin fytyrën. Ndërkohë me zell të madh, pa asnjë skrupull dhe verifikim, me fake news të sajuara nëpër portale dhe media po e ndotim vete ushqimin dhe bukën tonë të përditshme. Po vetëhelmohemi! Qytetarët janë në panik dhe te çorientuar nga ky vrer i paparë viral në media! Banka Botërore, Autoriteti Evropian i Ushqimit po e mbajnë shënim këtë vrer dhe po na zhytin ne klasifikimet e tyre.. Institutet, laboratorët tashmë të zbrazur nga arratia e profesionisteve janë kthyer në refugium peccatorum (strehe e mëkatarëve) dhe nuk shprehen! Nuk ndihen!…. As e konfirmojnë dhe as e hedhin poshtë këtë vrer dhe helm…Në këtë terr, po lulëzojnë spekulimi dhe spekulantet… U bllokuan kaq e aq ton mish me salmonelë! Kush e analizoi, kush e zbuloi, kush e certifikoi? Heshtje?!Asgjë, as një analizë apo dokument! U bllokuan kaq e aq litra vaj ulliri fals… Pse, si, ku, sa? Ku janë flete analizat, metodat, besueshmëria? Heshtje! Rrëmuja vazhdon dhe bashkë me të paniku dhe pasiguria.