Mbledhja e rëndësishme e Bashës, cilat janë porositë për kryetarët e degëve

97
Pasditen e sotme kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mblodhi në seli krerët e degëve në rrethe.
Tema kryesore e këtij takimi ishte mbledhja e Kuvendit Kombëtar që do të mbahet për pak kohë.
Porosia e Bashës për drejtuesit e degëve mësohet se ka qenë për të gjithë njësoj, do të kenë të drejtën e propozimeve.
“Të gjithë të kenë hapësirë të bëjnë propozime. Në mbledhjen e Kuvendit, në datat 28 dhe 29 prill, të jenë të pranishëm të gjithë që janë pjesë e Kuvendit.
Duhet parë procesi i riorganizimit, të mos zhvendoset vëmendja nga takimet me elektoratin. Duhet të rifreskoni anëtarësinë në secilën dege,” mësohet të jetë shprehur Basha.