PD, Gert Bogdani: “Qytetarët e dinë se meritojnë më shumë se Edi Rama”

517
Sigal

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD-së, Gerti Bogdani tha: “Sot, në mënyrë të paparashikueshme si gjithmonë, Edi Rama prezantoi një sajesë të re absurde nga salloni i tij mavi. Asnjë parti nuk ka ndihmuar më shumë se Partia Demokratike për krijimin e një klime të favorshme ku bizneset të rriten dhe të shtojnë më shumë punëtorë dhe askush nuk është më i rrezikshëm për biznesin se Edi Rama. Qytetarët e kuptojnë se duke kandiduar në Vlorë, Rama po i fshihet të kaluarës së tij kur dyfishoi taksat si kryebashkiak i Tiranës. Qytetarët e kuptojnë se duke ia mbathur nga Tirana, Rama po ia mbath së kaluarës së tij shkatërrimtare ndaj bizneseve, me përjashtim të atyre të Koço Kokëdhimës. Dhe qytetarët e kuptojnë se Rama po përpiqet të fshehë planin e tij të rrezikshëm për rritjen e taksave, i cili do të krijonte papunësi duke u bërë kështu macja e zezë e biznesit. Qytetarët e dinë se meritojnë më mirë se Edi Rama. Prandaj Sali Berisha dhe Partia Demokratike kanë një qasje ndryshe me rezultate konkrete. Taksa të ulta dhe klimë më të  mirë për të hapur, operuar dhe rritur bizneset në mënyrë që ato të punësojnë më shumë punëtorë. Ne kemi shkurtuar kohën e regjistrimit të biznesit, nga 40 ditë në një orë, kemi hequr 2/3 e licencave. Shqipëria sot renditet vendi i 18-të më i mirë për investimet e huaja. Eksportet sot janë më shumë se dyfishuar, produktet “Made in Albania” po gjejnë tregje kudo nëpër botë. Zgjerimi i portit të Durrësit, rrugët e reja, Rruga e Kombit, kanë hapur biznese të reja dhe kanë rritur ekonominë tonë, e cila ka nxitur tregtinë me rajonin dhe Kosovën. Ne kemi financuar me grande 42 mijë projekte të fermerëve shqiptar, në të cilat janë punësuar dhjetëra- mijëra qytetarë.