Manjani-Ramës: I çekuilibruar, na damkosi në Europë si popull trafikant droge

782
Sigal

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka shpërthyer në akuza për kryeministrin Edi Rama në lidhje me reagimin e këtij të fundit për “dëshmitarin X”.

Në një status në “Facebook”, Manjani shkruan se ‘Alberti është flamuri i opozitës, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi. Nuk mungojnë as etiketimet ‘i çekuilibruar’ ndaj Ramës, që sipas tij e damkosi popullin shqiptar në Europë si trafikant droge dhe azilant.

STATUSI I MANJANIT
Denoncimi i trafikut të drogës dhe përfshirja e qeverisë në të është pa asnjë dyshim, detyrë e çdo opozite!
Deduksionet e logjikës së çekuilibruar të Kryeministrit, me demek hokatar, janë shenja e dukshme e kapjes në flagrancë në krim!
Po mor po, ai Alberti është “flamuri i opozitës”, ashtu siç është turpi dhe faqja e zezë e këtij Kryeministri faqe zi!
Për turpin tonë të përbashkët, ky i çekuilibruar na damkosi në Europë si popull trafikant droge dhe si azilant!
Jo në BE, por as tek armiqtë e BE nuk nga integron dot ky, që në mënyrë unikale fajëson denoncuesit e të keqes dhe jo të keqen!
Bashkëjeton me të gjitha të këqijat e kësaj bote dhe shpall armik çdo njeri që mendon, flet e denoncon lirisht!
Gjithmonë ja kanë fajin të tjerët! Thonë se fjala “pushtet” vjen nga fjala “Pusht”. Sjellja e këtij Kryeministri e provon këtë thënie…

Ylli Manjani