Pasi lejoi prerjen e pyllit, Llatja bën tender për pyllëzim të Krastës

188
Sigal

Një nga zonat e pakta atraktive të Elbasanit është Krasta. Në majë të kodrës ka një pyll me pisha, teksa është ruajtur për vite me radhë nga vetë banorët. Por, kohët e fundit, motosharrat dhe sëpata ka bërë kërdinë, teksa hektarë të gjithë janë prerë.  Teksa disa video të prerjes së këtij pylli, teksa duken pirgje me trungje në Krastë. Zona është prerë e gjitha, teksa situata duket alarmante. Pushteti lokal ka mbyllur sytë para kësaj masakre mjedisore.

Pamjet tregojnë se prerjet janë masive. Dhjetëra dynymë që dikur ishin me pisha tashmë janë të shkreta. Në video duken edhe pemët e prera, ndërsa diku më tej dëgjohen edhe motosharrat që vijojnë të presin nga një zonat më të bukura të Elbasanit. Por, dora e njeriut dhe mosvperimi i strukturave shtetërore ka sjellë këtë situatë. Megjithatë, edhe strukturat e tjera si agjencitë e mjedisit apo IKMT-ja nuk kanë vepruar.

Por, ja çfarë bën Bashkia e Elbasanit! Në kohën kur pylli i Krastës është prerë, ajo ka bërë një tender për pyllëzimin e zonës. Një paradoks i madh, pasi nga njëra anë lejon prerjen dhe nga ana tjetër bën tender për pyllëzim. Sipas dokumenteve që disponon BoldNeës.al, fondi për këtë tender është rreth 110 milionë lekë pa TVSH. Objekti i tenderit është “investime në pyllëzime”, teksa parashikohet se pyllëzimi do të bëhet në periudhën 15 tetor – 15 mars në vitin e pare sipas boldnews. Zëvendesimi do të bëhet në periudhen 15 tetor – 15 mars pas 1 viti nga mbjellja, ndërsa shërbimet do të bëhen në periudhen qershor – korrik për çdo vit. Në dokumentet e tjera janë parashikuar edhe çfarë do të mbillet.