Shërbimi taksi dhe ai urban paralajmërojnë rritje të çmimit të biletave

192
Sigal

Për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, transporti është sektori i parë që preket. Rritja e çmimit të naftës, benzinës apo gazit, do të thotë më shumë kosto për operatorët.

Kjo kosto shtesë do të shkarkohet te konsumatori, thonë përfaqësues të shërbimit taksi dhe atij urban. Që prej qershorit të vitit të shkuar çmimet e hidrokarbureve në vend kanë pësuar rritje të ndjeshme.

Më herët ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj paralajmëroi se nuk priten ndërhyrje nga institucionet, duke pritur që situata e çmimeve të shtrenjtuara t’i kthehet normalitetit në ditët në vijim.