Malltezi denoncon prerjen e pyjeve, edhe pse ekziston moratoriumi

438
Sigal

Drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD, Jamarbër Malltezi ka publikuar fotografi me mjete, të cilat transportojnë lëndë drusore, edhe pse qeveria dhe parlamenti ka miratuar moratoriumin për të ruajtur pyjet. Prerja e lëndëve drusore bëhet, sipas denoncimit të Malltezit nga njerëzit që janë pranë qeverisë. Në fakt ndodh që koncesionarët, të cilët kanë marrë në kujdestari pyjet për t’i mirëmbajtur, abuzojnë, me pastrimin e tyre, duke prerë lëndë drusore, që njëkohësisht masakrojnë pyjet. Mirëpo, siç denoncon Malltezi, askush nuk guxon që të prekë këta “ të fortët” që masakrojnë pyjet dhe transportojnë lëndën drusore edhe në mes të ditës, sepse kjo vjedhje e pyjeve bëhet nga Rama-Klosi. Ja denoncimi i Malltezit: Kujdes se mos zgjohet nga gjumi apo nga vjedhja Rama-Klosi! Moratoriumi i prerjes se pyjeve në veprim. Pushtat e shtetit e shfarosen Librazhdin, e kthyen në shkretëtirë. Foto e sotme. Banditët ndihen të sigurt në shkeljen e ligjit, se nuk ka as prokurori, as polici, as inspektorat mjedisi, as shtet ligjor.