Goditja e demokracisë/ Soros që po grabit naftën shqiptare, i sugjeroi BE-së të vendos sanksione për kundërshtarët e “korruptuar”

150

Mediat publikojnë shembullin sesi është propozimi i “Open Society” për ta krahasuar me çfarë është zotuar BE më 14 shtator, duke ilustruar ndikimin jo të vogël, që kanë fondacionet në politikat globale dhe ato financiare nëpër botë.

Soros sugjeroi që BE të vendoste sanksione për kundërshtarët e ‘korruptuar’, unioni në diskutime!

Sigal

Nga viti 2023 sjellja e Bashkimit Europian me zyrtarët e përfshirë në çështje të lidhura me korrupsionin me gjasë do të ndryshojë. Mediat kanë publikuar një material interesant, që tregon sesi Fondacioni për Shoqërinë e Hapur (Open Society Foundation), i themeluar nga filantropi Xhorxh Soros i propozoi Bashkimit Europian një “policy brief” (përmbledhje politikash) në lidhje me korrupsionin dhe pse BE duhet të reagonte. Me titullin “Pse Bashkimit Europian i duhen sanksione kundër korrupsionit”. Fondacioni i sugjeron BE se pas skandaleve të Pandora dhe Panama Paper, duhej një moment i përbashkët politik dhe global kundër korrupsionit dhe se miratimi i sanksioneve të përbashkëta do të përmbushte objektivat. Në dhjetor të vitit 2020, BE-ja miratoi Regjimin Global të Sanksioneve të të Drejtave të Njeriut të BE-së, por ndryshe nga aleatët e tij, nuk arriti të përfshijë korrupsionin si një aktivitet të sanksionueshëm. Zbulimet e fundit nga Pandora dhe Panama Papers hodhën në qendër të vëmendjes llogaritë sekrete në det të hapur në juridiksionet perëndimore dhe tregojnë nevojën urgjente për të vepruar kundër flukseve kleptokratike dhe të paligjshme të parave. Ky moment politik global në luftën kundër korrupsionit – së bashku me një kuptim në rritje se korrupsioni është një kërcënim për stabilitetin dhe sigurinë e demokracisë, sundimit të ligjit dhe të drejtave të njeriut – është një mundësi thelbësore për BE-në dhe shtetet e saj anëtare që të miratojnë ligjërisht sanksione të shëndosha kundër korrupsionit. Për më tepër, miratimi i një regjimi të fuqishëm të sanksioneve kundër korrupsionit do t’i mundësonte BE-së të koordinohej me aleatët me të njëjtin mendim si Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Australia, për të përmbushur objektivat e saj të politikës së jashtme.”-thuhet në parahyrjen e propozimit. Fondacioni “Shoqëria e Hapur” flet për një forcim të të drejtave të njeriut dhe sinkronizim të sanksioneve me forcimin e tyre. Jo rastësisht, tek kjo pikë u ndal edhe Von Der Leyen në fjalën e saj. Propozimi i Fondacionit të Hapur: Forcimi i të drejtave të njeriut përmes regjimit të sanksioneve. Ka pasur një njohje për atë që korrupsioni lidhet me shkeljen e të drejtave të njeriut siç edhe rezoluta e Këshillit të OKB pranoi. Dështimi për të zbatuar rregullat dobëson mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Sinkronizimi i mbrojtjes së të drejtave të njeriut me sanksionet kundër korrupsionit kanë potencial për të krijuar një sinergji me efekt reciprok të dobishëm. Por çfarë tha Von Der Leyen? Presidentja e KE deklaroi më 14 shtator: “Dhe do të doja të fokusohesha te korrupsioni, te të gjitha fytyrat e tij. Te fytyra e agjentëve të huaj që përpiqen të ndikojnë në sistemin tonë politik. Te fytyra e kompanive apo fondacioneve të dyshimta, që abuzojnë me paranë publike. Kjo është arsyeja pse vitin e ardhshëm Komisioni do të paraqesë masa për të përditësuar kuadrin tonë legjislativ për luftimin e korrupsionit. Ne do të rrisim standardet për vepra të tilla si pasurimi i paligjshëm, trafikimi me ndikim dhe shpërdorimi i pushtetit, përtej shkeljeve klasike si ryshfeti. Dhe ne do të propozojmë gjithashtu përfshirjen e korrupsionit në regjimin tonë të sanksioneve për të drejtat e njeriut, si mjetin tonë të ri për të mbrojtur vlerat tona jashtë vendit.”-tha ajo.