Malaj: Ky është rasti i dytë, pas Erdogan, që qeveria shkarkon një anëtar bordi të Bankës Qendrore

98

Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës tëBankës së Shqipërisë, z.Arben Malaj ka reaguar pasi u bë publike një kërkesë e 28 deputetëve të PS-së, për ta shkarkuar si anëtar bordi për shkelje të etikës. Malaj ka vuajtur edhe më parë nga sulme të tilla. Z. Malaj ka qenëministër financave në periudhën 1997-1998, i emëruar sërish si ministër ekonomie në 2002-2003, ndërsa nëdyvjeccarin 2003-2005 ka punuar si ministër Finance. Vitet e fundit, njihet si kritik i politikave të qeverisjes, duke paralajmëruar vazhdimisht për kontratat koncesonare, rreziqet e përkeqësimit të ekonomisë dhe rritjes së varfërisë, në vitet e ardhshme.

Sqarimi i plotë i z. Malaj në statusin e tij, si më poshtë:

“E para dhe thelbësorja – vendit tim i kam shërbyer në çdo kohë, me integritet të lartë, profesionalizëm të thellë dhe dashuri të madhe.

2. Të treja këto vërtetohen gjatë përvojës 32 vjeçare në çdo angazhim, akademik, shoqërore dhe politik.

3. Ju kam paralajmëruar që u bënë përpjekje maksimale për të mos më rizgjedhur. Për interesat dhe emrat konkret do të flas fillimisht në procesin e ballafaqimit parlamentar.

4. Në respekt të institucionit të Bankës së Shqipërisë nuk do të bej asnjë deklaratë specifike, përpara nisjes së ballafaqimit institucional.

5. Gjithë shqetësimet e mia për sfidat e Bankës së Shqipërisë, që nga vetingu për bankierët miliardierë, te kreditë jo performuese të vendit deri në 50% të totalit, më lartë se në çdo vend tjetër, si dhe debatet për këtë në Bord, janë të gjitha të dokumentuara në proces-verbalet e mbledhjeve të Bordit.

6. Kërcënimet paralajmëruese m’i ka dërguar Taulant Balla, pas mospranimt të ndërhyrjes së tij, edhe me SMS me rekomandime partiake, në proceset e përzgjedhjes në Bordin e Bankës së Shqipërisë. Shqetësimi im është i protokolluar në mbledhjen e Bordit të BSH.

7. Fakti që pas shkarkimit nga Erdogan të Guvernatorit të Bankës së Turqisë, ky mund të jetë rasti i dytë që ‘maxhorancat e gjithëpushtetshme’ shkarkojnë një anëtar Bordi të Bankës Qendrore. Vetëm profesionalisht më trishton.

8. Veprimi i tyre është i pastër politikisht, sepse shkeljet etike materializohen me cënim të reputacionit apo eficiesës së Bankës së Shqipëeisë, gjë që sipas vlerësimeve edhe të institucioneve ndërkombëtare, nuk konstatohen të tilla. Por edhe në mbledhjet e bordit gjatë 2019, pas mandatit tim të ri (mandati i parë ishte zëvendësues për rreth dy vite), nuk ka asnjë shqetësim të shprehur ndaj meje, për shkelje etike. Mbledhja e fundit ishte me datën 3 korrik,

9. Sfidën e integritetut dhe profesionalizmit e kam përherë të fituar moralisht, do ta fitoj edhe në rrugë gjyqësore. Po pagat dhe penalitete 7 vjeçare kush do t’i paguajë, 28 deputetët apo taksapaguesit shqiptarë? Ky është thelbi i shqetësimit tim profesional. Padia do të jetë individuale, për çdo abuzues me statusin e deputetit, i këshilloj të kërkojnë asistencë juridike, përpara se të shpifin,

10. E fundit, por më e rendesishme, kolegët në PS e dinë shumë mirë që midis lirisë dhe karrigeve, kam zgjedhur dhe do të zgjedh lirinë, sepse pa të nuk i shërbej dot vendit tim.”- përfundon statusi i z. Malaj.