Raporti i PISA-s për Shqipërinë, Erisa Xhixho: Jemi më keq se në 2012

42
Sigal

Duke marrë shkasë nga të dhënat e raportit të PISA-s ku Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vende që kanë marrë pjesë, deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thotë se Shqipëria është sot më keq se në vitin 2012.

Reagimi:

Arsimi në emergjencë kombëtare.

Arsimi në fund të listës për cilësi në sistemin arsimor në rang botëror.

Dramatik raporti i fundit i PISA-s, në të cilin

Shqipëria renditet e 62-ta ndër 80 vendet që kanë marrë pjesë në testimet e PISA-s në lexim, matematikë, shkencë.

Jemi më keq se në 2018, akoma më keq se në 2015 dhe shumë më keq se në 2012.

Shqipëria ka humbur në matematikë 69 pikë, në letërsi 47 pikë, në shkencë 41 pikë, duke qenë të fundit në renditje.

Nxënësit shqiptarë në nivelin më të ulët të edukimit, me këto ritme do të kemi analfabetizëm funksional masiv.

Sot duhet të vihen përpara përgjegjësisë institucionet shtetërore, Ministria e Arsimit, dhe qeveria për të dhënë llogari .

Pse cilësia e arsimit nuk rritet, por vetëm bie në mënyrë progresive?

  • Sepse qeveria nuk mbështet me buxhet arsimin, por i çon paratë te oligarkët.
  • Sepse kërkimi shkencor nuk financohet, por koncesionet nuk ndalen.
  • Sepse mësuesit dhe pedagogët injorohen, ndërsa paratë për luksin qeveritar derdhen lumë.
  • Sepse ekselenca largohet në mungesë të shpresës.

Arsimi duhet të jetë prioritet kombëtar dhe të mbështetet me buxhet dhe çdo mekanizëm për të rritur cilësinë e edukimit.

Është e vetmja armë që kemi në dorë për të luftuar shpopullimin masiv të Shqipërisë.