Majlinda Keta:Shqipërisë i nevojitet një rotacion politik i suksesshëm!

540
Sigal

Shqipëria ka nevojë t’i provojë vetes dhe botës se ‘Dorëheqja” dhe “Dorëzimi paqësor” i pushtetit duke njohur rezultatin e zgjedhjeve nuk lidhet vetëm me 1 politikan në këtë vend, Fatos Nanon. Ne duhet të vetëbindemi dhe t’i bindim partnerët se jemi futur në rrugën e demokracisë funksionale. Kjo filozofi është MISIONI i parë që duhet të kryejë ekipi, kështu është shprehur për “Telegraf” pedagogja e Shkencave Sociale në UT dhe aktiv dikur në organet epartiae të PS-së znj. Majlinda Keta. Koalicioni parazgjedhor PS-LSI dhe çështje të tjera politike janë analizuar me kujdes në këtë intervistë

– Zonja Keta, me bashkëpunimin parazgjedhor PS-LSI  a zvogëlohen shanset që Berisha të kontrollojë zgjedhjet?

Berisha në cilësinë e shefit të ekzekutivit ka përgjegjësinë e cilësisë së procesit zgjedhor në Shqipëri. Si i tillë ai edhe do i kontrollojë zgjedhjet. Berisha politikani nr 1 i pozitës e ka në fansitetin e tij politik kontrollin e zgjedhjeve. Berisha i qeverisjes 8 vjecare me opozitarizëm anemik e ka vënë përpara kontrollin e zgjedhjeve.

 – Cila do të jetë nevoja e ndryshimit të Shqipërisë, që do të kërkohet nga ky rotacion, derisa ekipi i ri do të përbejë një pjesë të maxhorancës së sotme?

 Shqipërija ka nevojë që nga zgjedhjet të dalë me rezultate të zgjedhje të pranuara nga palët e përfshira, kjo është pikënisja e parë e një rotacioni të suksesshëm. Shqipërisë i duhet t’i përsëritet dorëzimi demokratik i përgjegjshëm i pushtetit drejt fituesit me përgjegjësinë e të 2 palëve. Shqipërija ka nevojë t’i provojë vetes dhe botës se ‘Dorëheqja” dhe “Dorëzimi paqësor” i pushtetit duke njohur rezultatin e zgjedhjeve nuk lidhet vetëm me 1 politikan në këtë vend, Fatos Nanon. Ne duhet të vetëbindemi dhe t’i bindim partnerët se jemi futur në rrugën e demokracisë funksionale. Kjo filozofi është MISIONI i parë që duhet të kryejë ekipi.

– A ka premtim për Rilindje Kombëtare nga PS-ja, nëse aleaton me LSI-në?

Kam bindje që vetë PS-ja do reagojë shumë shpejt ndaj sloganit RILINDJE pasi në një koalicion me LSI e të tjerë do të duhet të dalë me një slogan më të pranueshëm midis “Të ecim më shpejt së bashku” që është proces jetësimi qeverisës dhe Rilindjes që parashkruhet nga vdekja e mundësisë deri më tash. Ky do të ishte reflektim moral dhe luajal mes palëve. Aleatët aritmetikë nuk të cojnë gjatë ato programorë e me filozofi politike falin jetëgjatësi. Të shohim se si do mentohen të 2 palët ndaj këtij standardi timin.

– Një qeverisje PS-LSI a është një garanci se do të ndërtohet shteti i së drejtës dhe do të fitohet mirëbesimi i humbur te drejtësia?

 Kjo aleancë do ta ketë shumë të vështirë besimin e votuesit së pari dhe më e vështirë do t’i bëhet besimi për të garantuar shtetin e së drejtës dhe të të drejtësisë parimore në demokraci. Konfliktualiteti mes 2 aleatëve rishtarë, të ndarë prej 10 vitesh në nivel strukturash dhe vendimarrjesh e qëndrimesh politike ka një mal me histori kontradiktore që do ndikojë mbi të pritshmen. Ai ka  vjen me profil moral po aq sa me pasoja të prekshme,devijante, në kapjen e shtetit këto 8 vite, detaje që do t’i deyrojnë të 2 aleatët të bëjnë vetëreflektime , pohime të mëdha publike dhe vendimarrje me kosto.  Pa u bërë ky VETËREFLEKTIM politik nuk mund të nisë hapi i dytë, ai i njehsimit të tyre në Filozofinë e së Majtës ku për hir të së vërtetës që të dyja janë të larguara fuqishë. LSI-ja pasi për hir të integrimit europian ju desh të “latohej” nga e djathta qeverisëse në vendimarrje e frymë drejtimi dhe për mbi të gjitha PS-ja që është e shmangura më e madhë. Në përmbushje të këtij hapi të dytë ne do të na duhet të pranojmë se demokracija riformatoi 2 kahet politikë, e majtë dhe e djathtë. Pas tyre fillon qasja e pyetjes tuaj. Le të presim plotësimin e tyre që të shprehemi më saktë.

 – Nga një realitet politik i tillë, a mund  të themi se politikanëve tanë  u mungon vizioni i ndryshimeve të vërteta dhe çështja e pushtetit është kthyer në një kauzë vë vetvete?

 Deri tani perceptoj parti kryetarësh që synojnë pushtetin jo parti programesh dhe të mbështetura nga elektorati. Ky i fundit do gjëndet përpara njjë prove shumë të mëdhe. Nuk është trullosje e thjeshtë është nevojë për të rilindur me qëndrim.

 – Cili është përfitimi i Ramës nga kjo marrëveshje? Po i socialistëve?

 Rama do përfitojë dhe do rriskojë shumë më tepër se do fitojnë dhe rriskojnë socialistët. Kjo do të jetë prova në se Rama do marrë titullin “politikan” po aq sa mund të largohet nga politika për të mbetur një profil ekzekutiv i së majtës që shkroi histori.

 – A është Edi Rama njeriu i duhur i së ardhmes?

 Problemi ynë është se politikanët tanë nuk janë të ndërgjegjëzuar së e ardhmja e shprehur e shqiptarëve drejt një lëvizje, anëtarësimi në BE, duhet të jetë e ardhmja e tyre dhe është kjo e ardhme që duhet ti fuqizojë ose t’i përjashtojë profilet e tyre. Tek e ardhmja e dëshiruar nga shqiptarët nuk shkohet me 1-shin e Leninit.

  – Aleanca PS-LSI, amniston oponencën e PS-së për korrupsionin, politikën e  skalndaleve të privatizimeve?

 Këto nënkuptova kur tentova të përcaktoja disa hapa politikë që palët duhet të ndërmarrin shumë shpejt, shumë para 23 qershorit. Në elektorat vota kërkohet me moral, reflektues mbi gabimet po aq sa me kërkesë për të besuar për premtimet.

– Kujt do t’i faturohen të vrarët e 21 janarit?

Moralit të politikës shqiptare dhe krerëve të saj.

– Për profanizëm të kujt, socialistët u desh të rrinin në opozitë, kur kjo martesë mund të kishte funksionuar qysh më 2007-ën?

Jam krenare që kam qenë pjesë aktive e lëvizjes së Nanos për “Të majtën e bashkuar” qysh në 2007-tën. Por martesat politike ende në Shqipëri nuk vijnë nga vullnetet e mentarëve dhe anëtarëve të partive dhe vendimarrjeve institucionale politike  por nga dëshirat  dhe dashuritë e Kryetarëve. E keqja është se Kryetarët asnjëherë, në cfarëdo konteksti nuk janë keq me njëri tjetrin, por elektorati dhe populli vuan tmerrësisht pasojat e tyre. Ne në 8 vite u ngopëm me histori ngjalash dhe qingjash kurbanë por askush nuk mundi të bënte pjesë të jetës së tij më me standard përfitimet që Shqipëria, ne shtetasit e saj do të merrnim në se sot e kishim tejkaluar statusin e rradhës, kandidatin për anëtar . Për më tepër dhe mbi të gjitha lamë gjatë rrugës  jetë njerëzish të pafajshëm në mes të bulevardit qëndror, para selisë së ekzekutivit dhe të legjislativit, lamë Gërdecin me një varrezë komunitare dhe dhjetëra të tjera halle të egërsuara për të gjallët mes nesh. E këtu nuk vlen më të pyesim njëri tjetrin si e ka emrin profani, profanët. Jeta jepet 1 herë e nuk ta kthen as edhe 1 nga profanët e politikës. Ato bashkohen bashkë tek e paplotësuar e detyrimit që kanë për t’i shërbyer këtij populli, nga jeta e sigurt deri tek cilësia e saj e krahasuar me popuj të tjerë. Uroj që profanët të mos marrin votat e këtij populli të lodhur nga lufta e politikanëve për karrike e jo për cilësi të shërbimit mes politikës së prodhuar edhe prej tyre. Kam edhe një kërkesë për të huajt që mentojnë këtë moment të rëndësishëm të pritshëm të 23 qershorit për shqiptarët, “Mentoni dhe mbështetni ato politikanë që shqiptarëve nuk ja përdorin jetën si zara bixhozi që të mbushin xhepa dhe të blindojnë karrike pushteti; mentoni e mbështetni ato që e ndjeni me vepra se e duan këtë vend; mbështetni ato që nuk detyrojnë të rinjtë të marrin ende rrugët e botës, më e pakta drejt vendeve tuaja; mentoni e mbështetni ato politikanë që në krah tuajin nuk prekin e ndotin cilësinë e demokracive dhe shteteve të së drejtës që ju pretendoni dhe reklamoni se keni në shtetet tuaja prej nga vini me mision!.