Meta i përgjigjet Ramës: Nuk ftohet presidenti me Twitter, po të duan jam gati të shkojë institucionalisht

258
Sigal

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur sot ftesës së Kryeministri Edi Rama, i cili në një postim në mediat sociale i kërkonte që të ishte në Këshillin Politik.

Në konferencën e përjavshme për mediat, Meta tha se Presidenti nuk ftohet në takime me postime në mediat sociale, por ftohet vetëm institucionalisht. Më tej ai shtoi se nëse do kishte një ftesë zyrtare do merrte pjesë në Këshillin Politik për të dhënë sugjerimet e tij.

“Nuk ftohet Presidenti në këto të këshillit politik me gjëra të tilla kaq të shëmtuara e jo serioze, si Twitteri këtu që ‘I.M nëse dëshiron pas L.B…’ Nëse dikush do mendimin e Presidentit fton zyrtarisht, sikundër ftoi presidenti e zyrtarisht kryeministrin vjet për të gjetur një dakordësim për zgjedhje gjithëpërfshirëse. Nëse anëtarët e këshillit politik duan që Presidenti të jetë atje është i gatshëm të shkojë atje dhe të japë mendim për një proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Po këto ftesa kështu L.B dhe I.M dhe OP edhe Haxhi Qamilit do t’i vinte turp, do tregonte më shumë respekt për institucionet.” tha Meta.