Lulzim Basha: Nuk kënaqemi me largimin e çirakëve, protesta nuk ndalet!

482
Nga çadra e protestës, Lulzim Basha i quajti shkarkimet e 4 ministrave të qeverisë Rama si largimin e shërbëtorëve.

“E dimë se Tahiri shërbeu denjësisht për kriminalizimin e kupolës së policisë që solli kanabizimin e të gjithë vendit.

E dimë që Beqja shërbeu denjësisht për vjedhjen e miliona eurove të shërbimit shëndetësor për interest ë disa oligarkëve të lidhur me qeverinë.

Këta të dy dhe ata dy të tjerët janë shërbetorë të një njeriu në krye të kupolës së krimit.

Largimi i çirakëve nuk na zhvendos nga vendimi që kemi marrë.

Teoria e konspiracionit, që është shpërndarë nga ministrat e shkarkuar tek disa gazetarë është se “Na shiti Rama te Lul Basha, që Lul Basha të ndalë protestën”

Kujtojnë se Lul Basha është në gjendje ta ndalë këtë protestë

Nuk e kuptojnë se kjo nuk ndalet, deri sa të vendoset Republika e Re” u shpreh Basha para protestuesve.
Sigal