Bardhi: Shtrëngimi i duarve me qytetarët që kanë nevojë, fuqia e angazhimit tonë! Ndryshimi po vjen

205
Sigal

Drejtuesi politik i PD në qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi ka vijuar takimet me banorët në rrugët e qytetit në lagjen “Beqir Dardha”.

‘Një shtrëngim duarsh me dikë që ka nevojë për shpresë dhe besim është fuqia e angazhimit tonë’, shkruan Bardhi në Facebook.

Postimi i plotë i Gazment Bardhit:

Takimet me qytetarë në rrugët e Elbasanit, janë pjesa më e bukur e fushatës. Një shtrëngim duarsh me dikë që ka nevojë për shpresë dhe besim është fuqia e angazhimit tonë.

Në lagjen “Beqir Dardha”, si kudo, po vjen ndryshimi.