Bie numri i infektimeve/ MSH: 264 raste të reja, 9 humbje jete në 24 orët e fundit

236
Sigal

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2092 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 264 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

47 raste në Tiranë,  22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës,  18 raste në Fier, Berat,

14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë,

6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh,

Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 9 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (05 Prill 2021)

Raste të reja ditore        264

Të shëruar në 24 orë     589

Të shtruar në spitale      255

Humbje jete në 24 orë    9

Testime ditore                2092

Testime totale            572,719

Raste pozitive             126,795

Raste të shëruara        94,431

Raste Aktive                 30,090

Humbje jete                  2274

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21182

Fier      2582

Durrës   1262

Gjirokastër  1245

Shkodër  1085

Vlorë     789

Korçë   775

Kukës     351

Dibër    336

Elbasan  277

Lezhë     152

Berat     53