Spaho: PD do i shkojë deri në fund edhe pse Rama refuzoi përsëri hetimin ndaj ÇEZ

422
PD ka vijuar me këmbënguljen e saj për hetimin e CEZ. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, nënkryetari i PD, Edmond Spaho ka deklaruar se nga marrëveshja e CEZ i gjithë dëmi ishte në kurriz të qytetarëve. Ai tha se PD do t’i shkojë deri në fund, ndërsa përgjegjësit do të dalin para drejtësisë.
Edmond Spaho: Sa më shumë e mbrojnë, sa më shumë bëjnë avokatin, aq më shumë identifikohen si autorët e vjedhjes së shekullit. Vetëm për Edi Ramën kjo është një marrëveshje e mirë dhe e mbron me çdo kusht.
Por është i izoluar, i rrethuar në krimin e tij. Hetimi do të bëhet. Kjo çështje do të zbardhet deri në fund. Vetëm për Edi Ramën kjo është një marrëveshje e mirë dhe e mbron me çdo kusht. Por është i izoluar, i rrethuar në krimin e tij. Hetimi do të bëhet. Kjo çështje do të zbardhet deri në fund.
Këto para janë pasuria e vendit, me të cilat është bërë pazar për tu mbushur xhepat e Edi Ramës dhe skotës se tij.Nuk janë letra që rriten në kopshtin e saraveje të Surrelit. Janë mundi, djersa gjaku i shqiptarëve.
Por nuk kanë për ta mbyllur dot këtë aferë pavaresisht se edhe dje refuzuan hetimin nderkombëtar duke mos pranuar futjen ne kalendarin e punës të Kuvendit të propozimit të Partisë Demokratike për këtë qëllim.
Paratë do gjenden, përgjegjësit do shkojnë para ligjit. Bashkë me zbardhjen e këtij skandali, do të zbardhë një ditë e re për vendin, demokracia e re, ku qeveria vendos bashkë me qytetarët dhe prihet nga interesat e tyre.
Sigal