Lulzim Basha merr pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane

424
Sigal

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ,do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Popullore Europiane (EPP), që mbahet me 6 dhe 7 mars, në kryeqytetin e Irlandës, Dublin. Z.Baha u nis ditën e mërkurë për në Irlandë, së bashku me ish-Kryeministrin Sali Berisha. Njoftimi u bë i ditur në rrejtin social, Facebook, nga z.Berisha. Basha në këtë kongres përfaqëson partinë demokratike shqiptare. Sipas njoftimit zyrtar, ky Kongres shënon fillimin e fushatës zgjedhore të PPE-së në nivel të Bashkimit Europian, për zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Europian që mbahen këtë vit. Në Kongres, do të diskutohet mbi programin zgjedhor të PPE-së, si dhe do të zgjidhet kandidati i saj për President të Komisionit Europian. PPE është partia më e madhe në nivel politik europian. PPE ka 73 parti anëtare nga 39 vende, presidentët e Komisionit Europian dhe Këshillit Europian, 12 kryetar shtetesh dhe qeverish të vendeve anëtare të BE-së dhe 6 jo anëtare, 13 komisionerë të Komisionit Europian dhe Grupin më të madh në Parlamentin Europian.