Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë i ftuar sot në mbrëmje në emisionin “Opinion”, të gazetarit Blendi Fevziut, në një panel gazetarësh e analistësh.
Në intervistën e tij të parë për vitin 2018, Basha ka folur rreth debatit të hapur sot për mosdekretimin e Gent Cakës si Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme nga Presidenti Ilir Meta.
Basha tha se, nga faktet e bëra publike për të Cakaj nuk është kandidatura e përshtatshme për atë post.
A ka të drejtë Presidenti të bëhet aktor në ndërtimin e qeverisë?
Meqë e nisim më këtë rast, dua të shpreh bindjen se kandidatura e Cakës nuk është e përshtatshme për atë post.
Çështja më e rëndësishme nuk është standardi që vendos Presidenti, por për standardin që vendos Kryeministri.
Ka të drejtë apo jo të mosdekretojë një ministër?
E para e punës është një pyetje se çdo kush që i përgjigjet përveç Gjykatën Kushtetuese , spekulon.
Ju si jurist çfarë mendimi keni?
Si jurist papërgjegjshmëria juridike ku me ministrin e parë u dërgua një ushtarak për tu bërë ministër, është thelluar.