Sigal

Liburn Aliu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka folur rreth vendimit të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, për të mos e dekretuar kosovarin Gent Cakaj si ministër të Jashtëm të Shqipërisë, duke përmendur papërvojën e tij dhe deklaratat e tij pro ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi.

Aliu ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se mbështetja e ndryshimit të kufijve është “linjë jashtëzakonisht e rrezikshme dhe e gabueshme e qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe e Edi Ramës në këtë rast”.

Deputeti i VV-së ka shtuar se shkarkimi i Ditmir Bushatit si ministër i Jashtëm i Shqipërisë është shqetësues, duke vlerësuar se shqiptarët ishin më të sigurt me të.

Aliu ka vlerësuar se prapa Cakës qëndron gazetari Baton Haxhiu, i afërt me kryeministrin shqiptar, Rama, dhe me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

“Prapa Gent Cakës është Baton Haxhiu… Është një marrëdhënie e ndërtuar me (presidentin serb, Aleksandër) Vuçiçin, me këta…”, ka deklaruar ai.