Luan Rama: Ftoj komisionin e reformës zgjedhore që të bëjmë ndryshimet e përcaktuara nga OSBE- ODHIR

458
Sigal

Luan
Rama: Reforma Zgjedhore, për të garantuar suksesin në reformën në drejtësi

 Dje, LSI nëpërmjet
një konference për shtyp, të dhënë nga Nënkryetari i LSI-së, zoti Luan Rama, u
ka bërë ftesë publike anëtarëve të Komisionit për Reformën Zgjedhore, që të
angazhohen dhe të realizojnë ndryshimet e nevojshme për zgjedhjet e ardhshme që
do të zhvillohen më 18 qershor 2017. Në deklaratën për shtyp, ai theksoi: “
Ftoj anëtarët e Komisionit për Reformën Zgjedhore të tregojnë
angazhim. Kush dëshiron të bëhet pjesë e kontributit pozitiv për këtë reformë
është i mirëpritur”.
Risjell në vëmendjen e opinionit publik faktin
që në seancën e ditës së enjte, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, mori një
vendim për të zgjatur edhe me dy muaj kohën e punës së komisionit të posaçëm
parlamentar, që në fakt do të duhet të merret sërish me reformën zgjedhore. Reforma
zgjedhore është një çështje e rëndësishme, është një prioritet i rëndësishëm,
është padyshim përgjegjësi dhe detyrim i madh i të gjithë klasës politike në
vend, në mënyrë të veçantë do të theksoja, i forcave politike që përfaqësohen
në Kuvend dhe që kanë përgjegjësinë që ta realizojnë reformën zgjedhore. Mirë
po çfarë ka ndodhur?! Në të gjithë kohën që iu la në dispozicion komisionit të
posaçëm kuvendor për reformën zgjedhore, nuk u bë e mundur të reflektohej asnjë
prej rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Ashtu sikundër nuk e bë e mundur që forcat
politike të reflektonin angazhimin dhe kontributin e tyre real për të realizuar
ato rekomandime që do të mund të garantojnë një proces zgjedhor korrekt, të
ndershëm, të paanshëm, sipas standardeve të OSBE-ODIHR. Ndaj në emër të LSI-së
edhe një herë i ftojë forcat politike që përfaqësohen në Kuvend, në mënyrë të
veçantë PS dhe PD që të shprehin jo thjeshtë vullnetin, por të demonstrojnë
angazhimin tyre real për të bërë të mundur realizimin e reformës zgjedhore dhe
reflektimin aq sa ç’është e mundur tashmë në këtë limit të kufizuar kohe, të
rekomandimeve të OSBE-ODIHR. LSI ka qenë e gatshme, është e gatshme, dhe do të
jetë e gatshme të bashkëpunojë dhe të ofrojë edhe në këtë rast, siç bëri në
reformën në drejtësi, kontributin e vet për të bërë të mundur mbërritjen e një konsensus
të nevojshëm që edhe reforma zgjedhore të realizohet me konsensusin e të gjitha
palëve duke dëshmuar kështu jo vetëm pjekuri politik, jo vetëm angazhim real,
por mbi të gjitha përgjegjshmëri përballë qytetarëve dhe përgjegjshmëri
gjithashtu edhe përballë partnerëve tanë ndërkombëtarë. Reforma zgjedhore, duke
garantuar zgjedhje sipas standardeve, do të bëj të mundur edhe suksesin e
reformës në drejtësi, edhe suksesin e të gjitha reformave të tjera të
rëndësishme që kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit. Prandaj nga kjo
pikëpamje dhe me këtë angazhim, me këtë përgjegjësi, pra që të bëhet e mundur
realizimi i zgjedhjeve sipas standardeve edhe suksesi i reformës në drejtësi,
është e rëndësishme, është padyshim përgjegjësi e madhe që të realizohet me
sukses të plotë reforma zgjedhore. Ky është testi i radhës. Ky është testi i
radhës për angazhimin real, për vullnetin real dhe për kontributin real të
faktorëve politik për të bërë të mundur që të dëshmojnë se atë çfarë kanë thënë
për reformën zgjedhore nuk e kanë pasur dhe nuk e kanë demagogji, por të
dëshmojnë që e kanë angazhim real dhe përgjegjësi reale që duhet përmbushur. Pyetjes,
se çfarë komenti kishte për qëndrimet e Partisë Demokratike, ndaj qëndrimit që
mbajti Lëvizja Socialiste për Integrim në seancë plenare lidhur me koncesionin
e laboratorëve spitalor, zoti Luan Rama iu përgjigj: “Partia Demokratike është
sovrane në qëndrimet që mbanë dhe në të gjithë aksionin e vet politik, ashtu si
kundër është sovrane dhe LSI në qëndrimet që mbanë, në nismat politike e
elektorale që ndërmerr dhe padashur t’i hyjë polemikave pa vend, më lejoni të
ritheksojë atë që sapo thashë pak më parë, që reforma zgjedhore është testi i
radhës. Reforma zgjedhore është prova e angazhimit real, e bashkëpunimit real,
e përgjegjësisë konkrete për të bërë të mundur përmbushjen e të gjitha
rekomandime të OSBE-ODIHR. Përball kësaj sfide, ne jemi të gatshëm, kush
dëshiron të bëhet pjesë e kontributit pozitiv është i mirëpritur dhe ne vetëm
do të bëjmë të mundur realizimin me sukses dhe pse jo me konsensus të reformës
zgjedhore”