Lindita Nikolla: Portali “Mësues për Shqipërinë”, gati gara mes 5100 mësuesve

580
Sigal

Është
mbyllur afati i aplikimit për mësuesit, të cilët do të testohen në 21 janar, në
mënyrë që të kenë mundësi për t’u punësuar më pas. Ministria e Arsimit, bën me
dije, se në rang vendi kanë aplikuar 5100 mësues. Sipas MAS të gjithë këta
kandidatë kanë bërë regjistrimin në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Ministria
e Arsimit thotë, se për kandidatët që nuk aplikuan nuk do të ketë afat tjetër. Çfarë do përmbajë
testi
? Pjesa e parë përmban dokumentet zyrtare që kanë të bëjnë
me veprimtarinë e mësuesve, programet lëndore përkatëse, metodologjinë e
mësimdhënies dhe të të nxënit, në përgjithësi dhe të lëndës, etikën dhe
komunikimin e mësuesit në institucionin arsimor, aspekte të drejtshkrimit të
gjuhës shqipe. Pjesa e dytë ka përmbajtjen shkencore të lëndës sipas programit
orientues përkatës. Vlerësimi i testeve kryhet në Tiranë nga komisione të
vlerësimit të testeve. Vlerësuesit e testeve, janë të trajnuar dhe certifikuar nga
IZHA. Komisioni vlerëson me pikë secilën nga dy pjesët e testit dhe veçon
testet e dyshuara për kopjim. Vlerësimi përfundimtar i kandidatit bëhet me
sistemin e 70 pikëve, i cili përbëhet nga pikët e pjesës së parë të testit (30
pikë) dhe nga pikët e pjesës së dytë të testit (40 pikë)”,-theksohet në
udhëzim. Rankimi i fituesve do të bëhet në përputhje me rezultatet e arritura
në: Vlerësimin e dosjes dhe rezultatin e arritur në testim. Punësimi do të
realizohet sipas meritës. Rezultati përfundimtar është shumatorja e pikëve të
arritura nga kandidati në vlerësimin e dosjes dhe pikëve të fituara në testim”,-thotë
Ministria e Arsimit. Kandidati që ka fituar më shumë pikë ka mundësi të zgjedhë
vendin e punës, ndërkohë që MAS thotë, se asnjë mësues nuk mund të refuzojë më
shumë se 3 vende pune. Profilet ku do testohen mësuesit janë: Arsimi Fillor.
Arsimi Parashkollor. Arsimi Special. Biologji. Art Pamor. Edukim Fizik. Muzikë.
Fizikë. Gjeografi. Gjuhë Angleze. Gjuhë Frënge. Gjuhë Gjermane. Gjuhë Italiane.
Gjuhë Shqipe dhe Letërsi. Gjuhë Greke. Histori. Kimi. Matematikë. Gjuhë
Maqedonase. Shkenca Sociale. Teknologji Informacioni dhe Komunikimi. Balet
(shkolla artistike). Art pamor (shkolla artistike). Muzikë (shkolla artistike).