Gripi i pulave, shoqata për mbrojtjen e konsumatorit: Ministria të marrë masa

141
Sigal

Sot Ministria e Bujqësisë konfirmoi rastin e parë të gripit të shpendëve që u kap në Durrës, ndaj dhe shoqata për mbrojtjen e konsumatorit dhe Prodhuesit Vendor thotë se denoncoi prej një jave se rastet e pulave të ngordhura në Durrës ishin një rast i pastër i gripit të shpendëve, por instuticionet nuk morën veprime në kohë.

“I bëjmë thirrje publike Ministres së Bujqësisë të distancohet nga sjellja e pa përgjegjshme e dy institucioneve të varësisë, ISUV dhe AKVMB të cilët në shkelje flagrante të ligjit kanë lejuar për më shumë së 20 ditë një situatë kaotike duke mos arritur në diagnozën përfundimtarë në kohën e duhur.

Për veprime dhe mos veprime në kohë të institucioneve përgjegjëse ISUV dhe AKVMB, Ministrja e Bujqësisë duhet të referojë pranë organeve kompetente një hetim të pastër dhe te paanshëm pasi jeta e Konsumatorit është rrezikuar”.