Klevi Elezi: Kur qeverisë i largohet populli, rinia dhe elita

223
Sigal

Pasojat e keq-qeverisjes së “Rilindjes”: Për shkak të largimit masiv numri i nxënësve në ciklin 9-vjeçar dhe të mesëm të arsimit po bie me shpejtësi prej emigrimit. Për rrjedhojë, numri i maturantëve shqiptarë në shkollat e mesme të përgjithshme dhe profesionale të vendit, arriti në 34 mijë nxënës në vitin 2019 nga 39.629 më 2015, ose 14.1% më pak. “Elita” e zhgënjyer nxit fëmijët të largohen. Shumë nga të rinjtë që planifikojnë të largohen nga vendi për të studiuar jashtë vendit kanë nxitës prindërit të cilët nuk duan që fëmijët e tyre ta  ndërtojnë të ardhmen në këto kushte të mjerueshme.

2/3 e prindërve që duan të çojnë për studime maturantët jashtë janë profesionistë (mjekë, inxhinierë, juristë etj.), nëpunës të administratës shtetërore, biznesmenë, menaxherë, drejtorë ose partnerë biznesi.

79% e studentëve në Shqipëri të zhgënjyer dhe duan të largohen.

Vendi po përjeton largim të trurit “Brain-Drain”, pasojat negative të të cilit do të jenë të mëdha.

Shifrat tregojnë se nga Shqipëria synojnë të emigrojnë më shumë të rinjtë dhe më të arsimuarit.

91% e studentëve të mjekësisë dhe 84% të TIK duan të largohen.

* studentët e mjekësisë (91.5%)

* infermierisë (83%),

* të informatikës (84.4%),

* të inxhinierisë (79.2%) dhe arkitekturës

Ka largim të trurit por edhe kosto marramendëse. Kosto e studimeve jashtë vendit 140 milionë euro në vit. Para që duhet të investoheshin në Shqipëri. E gjithë kjo situatë është alarmante. Shpopullimi, largimi i rinisë dhe i trurit duhet të ndalet. Me 25  prill të largojmë “Rilindjen” autoren e kësaj tragjedie kombëtare. Ky është misioni i çdo shqiptari.