7% e bizneseve deklarojnë së marrin para me fajde

279
Sigal

Sondazhi: Bizneset detyrohen të marrin para me fajde, teksa kreditimi i bankave është me më pak se 33% të PPB në krahasim më Balkanin

 

Konfederata e Industrialistëve Shqiptarë (Konfindustria) ka paraqitur sondazhin që tregon qartë situatën e vështirë më të cilen bizneset po përballen. Sipas këtij sonazhi 7% të bizneseve, që kanë pranuar, se i janë drejtuar tregut të fajdeve për të plotësuar nevojat për kreditim, ndërkohë që bankat me më pak se 33% të PPB në krahasim me Ballkanin.

Sipas burimeve konfidenciale mësohet se kjo përqindje është edhe më e madhe, por për shkak të frikës së qytetarëve që drejtojnë biznese nga auditimi, i cili mund tu shkaktojë problem tregohen të heshur.

“Konfindustria shpreh shqetësimin për nivelin e lartë dhe kahjen në rritje të huamarrjes joformale/ fajde të bizneseve edhe në vitin 2020. Sasi të mëdha të parave me burim nga aktivitetet e paligjshme, korrupsioni, informaliteti i lartë, paratë e kthyera për “pastrim” nga parajsat fiskale nga trysnia e vettingut si dhe problematikat e sektorit bankar, janë arsyet kryesore të përdorimit të gjerë të fajdeve në kreditim në ekonominë shqiptare.

Mbështetur në të dhënat krahësuese të Qëndrës së Studimeve të Konfindustrisë ka një rritje prej afër 7% të bizneseve, që kanë pranuar, se i janë drejtuar tregut të fajdeve për të plotësuar nevojat për kreditim gjatë vitit 2020 në krahësim me vitin paraardhës. Sondazhi është kryer mbi biznese të kategorive të mesme dhe të mëdha. Sektorët kryesorë janë ndërtimi, agrondustria, mineralet, shërbimet, etj.

Shqipëria është vendi me shkallën më të ulët të kreditimit nga sektori bankar në Rajonin e Ballkanit Perëndimor me më pak se 33% të PPB në vitin 2019. Shkalla e ulët e kreditimit ligjor arsyetohet nga rritja e dobët e ekonomisë, shkalla e lartë e informalitetit, kushtet e shtrënguara dhe konkurenca e dobët e sistemit bankar, optimizmi i ulët i bizneseve, etj. Goditjet e fatkeqësive natyrore të tërmetit 2019 dhe pasojat e pandemisë në vitin 2020 e rënduan më tej gjëndjen e vështirë të ekonomisë shqiptare”.

Gjergj Buxhuku

Administrator i Përgjithshëm