“LSI është frikacake” Kryemadhi dhëmbë për dhëmbë Ramës: Do të jesh shumë shpejt i pandehur

541
E pyetur nga gazetarët në lidhje me deklaratën e Ramës se LSI është frikacake, kryetarja e LSI-së Kryemadhi u shpreh se Rama shumë shpejt mund të jetë vetë i pandehur. Ajo theksoi më tej se LSI nuk është aspak e trembur nga Reforma në Drejtësi.
BISEDA:
Gazetari: Rama është shprehur se LSI nuk e do Reformën në Drejtësi pasi ka frikë. Nga se trembet LSI-ja?
Kryemadhi: Zoti Rama mendon se të tjerët janë frikacakë ngaqë është frikacak vetë.Nuk ka lidhje fare kjo.As më shumë unë. Nuk ka të bëjë fare me këtë. Drejtësia nuk vendoset nga frika e kryeministrit, por nga organet e drejtësisë. Ai mund të jetë shumë shpejt një i pandehur nga drejtësia. Ndërsa në anën tjetër dua të them diçka që ka të bëjë me koalicionin e famshëm, janë mbi 20 fjalime të zotit Rama që deri më datën 1 qershor i bënte thirrje për koalicion LSI-së. Ai shuhet për mashtrim dhe manipulim të opozionit publik. Në asamble ai shfaqte frikë dhe panik.
Gazetari: Meta ka thënë që ketë një marrëveshje mes opozitës dhe mazhorancës. Pse pengoni Reformën në Drejtësi kur njeriu që e themeloi kërkon bashkëpunim?
Kryemadhi: Meta është president i republikës dhe nuk është më kryetar i LSI-së. LSI nuk është presidenca. Por kjo nuk do të thotë që LSI do të sillet si presidenrti i Republikës edhe pse ai është një nga themeluesit e kësaj pasrtie. Ishte LSI ajo që ndërhyri që të bëhej një seancë plenare për të çëshjte dhe që votoi këtë çështje. Ka prova që Ramën mund ta çojmë si të pandehur dhe prova ka sa të duash. Në mënyrë flagante i bëri thirrje policisë së shtetit që të përshihej procesin zgjedhor.
Sigal