Lefteri Lleshi bëhet palë e manipulimeve zgjedhore

426
Kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi denoncoi dje kryetaren e KQZ-së Lefteri Lleshin se ka tentuar të falsifikojë një vendim të sajin, duke e dëmtuar garimin në zgjedhjet e 21 qershorit. 
Manipulimi i Lefteri Lleshit
Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi, duke përfituar nga ndryshimet që u bënë në Kodin Zgjedhor, për shkak të ndarjes së re territoriale, po manipulon procesin e kandidimit të kandidatëve të partive, që nuk do garojnë në aleancë me të Majtën apo me të Djathtën, duke i nxjerrë pengesa të paqëna, ngaqë keqintepreton nenin 68, pika 2 të Kodit Zgjedhor, i cili ka të bëjë me listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve. Sipas këtij neni, pika 2, thuhet se kandidatët për organet e njësisë vendore, të paraqitura nga partitë politike, nëse nuk kanë asnjë mandat në njësitë vendore, duhet të mbështeten nga jo më pak se 1% e zgjedhësve të asaj njësie, por jo më shumë se 3.000 dhe jo më pak se 50 zgjedhës. Meqë tani, në bazë të ndryshimeve të reja të Kodit Zgjedhor, kemi vetëm bashki dhe jo më komuna, Lefterie Lleshi manipulon këtë ligj të Kodit Zgjedhor, duke e keqintepretuar. Nëse partitë politike, kanë mandate në komuna, deri tani sipas Kodit Zgjedhor, kjo është e barazvleshme edhe për njësitë e reja bashkiake, që do krijohen, si shumë e komunave dhe kësisoj mandati në komuna, është i barazvleshëm edhe për bashkitë e reja, që konceptohen se do të formohen, nëpërmjet zgjedhjeve, por që akoma nuk janë krijuar. 
Falsifikimi i Lefteri Lleshit
Në përputhje me këtë intepretim të ligjit, KQZ-ja nxjerr një udhëzim me numër 88 në datën 7 prill 2015 për rregjistrimin e kandidatëve. Mirëpo siç denoncon kryetari i PSD-së Skënder Gjinushi për gazetën “Telegraf” dje KQZ-ja dhe Lefteri Lleshi i nxjerrin pengesa për të rregjistruar kandidatët në njësitë vendore, pasi PSD-ja do të garojë e vetme në zgjedhje, duke i treguar një tjetër udhëzim, nga ai i publikuar më 7 prill 2015, por që është falsifikuar më vonë, pa u marrë ndonjë vendim i ri i KQZ-së për shtesë apo ndryshim të vendimit zyrtar të publikuar më 7 prill 2015. Dhe me këtë udhëzim të falsifikuar, Lefteri Lleshi nuk pranon të regjistrojë kandidatët e partive që nuk kanë deri tani mandate në bashki, edhe pse kanë mandate në komuna. 
Flasin për gazetën “Telegraf””
Skënder Gjinushi, kryetar i PSD-së: KQZ-ja ka nxjerrë një vendim më 7.4.2015 dhe është i qartë që ne nuk kemi nevojë që të mbledhim firma që të regjistrojmë kandidatët tanë, derisa kemi anëtarë në komuna. Mirëpo dje KQZ-ja e Lefteri Lleshit, na nxjerr të tjerë formularë, duke falsifikuar vendimin e saj që ka publikuar më 7 prill. Sipas mendjes së Lefteri Lleshit, ajo nuk do të njohë komunat, por do të njohë vetëm njësinë bashkiake qëndrore në qytet. Sipas kësaj mendësie, fshatarët që jetojnë në fshatra e që janë deri tani në komuna, nuk paskan më vlerë, edhe pse janë më të shumtë, se banorët e një qyteti, që kanë bashkinë. Ka një tentativë për falsifikim të procesit të kandidimit nga KQZ-ja. Vendimi 88. i datës 7 /04/2015, aty ku thuhen kriteret për kandidimin dhe të drejtat e partive për të kandiduar. KQZ është mbledhur (par) mbrëmë në disa skuta, ndryshuan vendimin, e falsifikuan, tani ka dy vendime, një fals dhe një origjinal. Në bazë të origjinalit kanë dalë edhe modularët për kandidim, sot po shpërndahen të tjera modularë. Është fshirë një paragraf. Kodi thotë që një parti që ka pasur rezultat pozitiv, që zotëron një këshilltar në komuna, nuk ka nevojë të mbledhë firma për të kandiduar. Këtë KQZ-ja e Lefteri Lleshit, e ka ndryshuar duke e falsifikuar”. 
Kristaq Kume, ish kryetar i KQZ-së: Kandidati, që të rregjistrohet, nuk ka nevojë për firma të votuesve, nëse partia e tij ka mandate në komuna
Së pari, KQZ-ja nuk nxjerr asnjë dispozitë ligjore, por vetëm bën intepretime të Kodit Zgjedhor. Në ndryshimet që u bënë tani Kodit Zgjedhor për ndarjen e re territoriale, partitë politike për të rregjistruar kandidatët, nuk kanë nevojë për të paraqitur firma të elektoratit në njësinë vendore, nëse deri tani kanë anëtarë qoftë edhe në komuna, pavarësisht se nuk kanë anëtarë në bashki, sepse bashkia e re që do votohet në qershor, është shumë edhe e komunave. Ndaj KQZ-ja nuk ka asnjë kompetencë, që t’iu kërkojë partive politike mandate vetëm në bashki, për t’u rregjistruar kandidatë, pa qënë nevoja të mbledhin firma të votuesve të njësisë të pushtetit vendor. Çdo intepretim tjetër, jashtë kësaj llogjike, për mendimin tim, është i kundërligjshëm. 
Marko Dajti, kryetar i Frontit të Majtë: KQZ-ja na lufton me urdhër partie
Duket qartazi që KQZ-ja po zbaton urdhërat e partisë, që të luftojë partitë që nuk janë në alaeanca me partitë ku merr udhër KQZ-ja. Kodi Zgjedhor, nuk e parashikon këtë vendim të KQZ-së, por ata e zbatojnë, se kështu duan, nuk duan të zbatojnë ligjin. Derisa partia ka mandate në komunë, tani nuk ka nevojë, që të paraiqtë në KQZ, firma nga votuesit, që të rregjistrojë kandidatin e vet, sepse bashkia e re ende nuk është formuar dhe komunat që përfshihen në bashkitë e reja, janë pjesë edhe e bashkisë së re që krijohet mbi bazën e re të bashkimit bashki plus komuna. 
Kodi Zgjedhor
Neni 68
(ndryshuar me ligjin nr. 74/ 2012)
Listat mbështetëse të partive politike dhe koalicioneve
2. Kandidatët për organet e njësisë së qeverisjes vendore, të paraqitur nga partitë politike, të cilat nuk zotërojnë asnjë mandat në Kuvend ose në organet e njësisë përkatëse të qeverisjes vendore, duhet të mbështeten nga jo më pak se 1% e zgjedhësve të asaj njësie, por në çdo rast, jo më shumë se 3000 dhe jo më pak se 50 zgjedhës. Bën përjashtim nga ky rregull koalicioni, ku partitë pjesëtare zotërojnë bashkërisht në Kuvend një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit, ose kur zotërojnë bashkërisht në këshillin përkatës një numër mandatesh jo më të vogël se numri i partive pjesëtare të koalicionit.
3. Për qëllim të këtij neni, partia politike ose koalicioni paraqet një vërtetim me shkrim, të nënshkruar nga institucioni i Kuvendit apo njësia e qeverisjes vendore, ku vërtetohet zotërimi i mandatit të paktën 6 muajt e fundit.
Sigal