LAJM I FUNDIT/ Rama zbulon skenarin: “Ka një përpjekje për të ndaluar hyrjen e PS-së në zgjedhje”. Flet dhe për destabilizim

507
Kryeministri Edi Rama tha sot në seancë plenare se ekziston një përpjekje për të ndaluar PS të hyjë në zgjedhje, për të ndaluar shtetin të bëhet shtet, për të ndaluar stabilitetin e vendit dhe për të ndaluar procesin e Vettingut.
“Për asnjë sekondë që të arrihet pikënisja e përpjekjes që i dha jetë çadrës. Çadrës nuk i dha jetë përpjekja për zgjedhje më të mira, por frika nga Vettingu. Në thelb nuk është një përpjekje për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme, nuk ka një përpjekje për të bërë opozitën të hyjë në zgjedhje , por për të mos lejuar PS të hyjë në zgjedhje se kjo parti nuk përbën një kërcënim si fituesja e zgjedhjeve . Frika nga drejtësia nuk është një frikë e zakonshme që prodhon reagime të zakonshme,” tha Rama.
“Kanë frikë nga drejtësia. dhe nuk ka nevojë të presim deri në fund që të shpërfaqet, se historia na mëson se është një frikë e jashtëzakonshme që prodhon reagime të jashtëzakonshme. Kur frika nga drejtësia ka një përmasë të tillë, ata që kanë frikë nuk e kanë aspak problem të krijojnë destabilitet. Nuk kanë problem të pengojë shtetin të bëjë shtet, dhe drejtësinë ët bëjnë drejtësi. Po kështu pengojnë popullin në përpjekjen për të realizuar një aspiratë të madhe, siç është largimi i një kaste gjyqtarësh e prokurorësh të korruptuar. Ndarja e kësaj kaste nga opozite është aq e dhimbshme sa ndarja e mishit nga thoi,” vijoi më tej kryeministri.
vijon…
Sigal